LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet Liga e Parë e Maqedonisë me kryendeshjen Rabotniçki  – Gostivari

Rikthehet Liga e Parë e Maqedonisë me kryendeshjen Rabotniçki  – Gostivari

Pas një pauze dyjavore për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të përfaqësueses së vendit tonë, më saktësisht ndeshjeve të Ligës së kombeve, futbolli vendor rikthehet këtë të diel me ndeshjet e javës së 10-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, njofton Telegrafi.

Pauza u dha mundësi disa ekipeve të rikuperojnë lojtarët e lënduar, ndërkohë që të tjera skuadra e përdorën për të përgatitur formacionet dhe taktikat. Shkupi dhe Shkëndija, zgjodhën të mbajnë ritmin me ndeshje miqësore, duke u përballur me Llapin e Kosovës përkatësisht Arsimin e Çegranit ku të dy ekipet shënuan fitore.

Në ndërkohë, në Gostivar pati zhvillime të rëndësishme. Klubi i ndau rrugët me trajnerin Muarem Muarem. Edhe Besa e Dobërdollit po kalon një fazë të re, duke u stërvitur me trajnerin e ri Berat Imeri, i cili synon të injektojë energji të re në ekip. Të dielën, na presin përballje emocione. Të gjitha ndeshjet do të luhen në të njëjtën kohë, duke filluar nga ora 14:00.


Tikveshi – Shkëndija: Shkëndija është në formë të shkëlqyer dhe do të synojë të vazhdojë serinë e fitoreve, ndeshja do të luhet në qytetin e Shtipit, pasi ekipi nga Kavadari është i detyruar të luajë jashtë fushës së vet për shkak të pezullimit.

Pelisteri – Shkupi: Shkupi do të kërkojë të marrë tre pikët e plota në Manastir për të forcuar pozitat në renditje, nga ana tjetër Pelisteri do të bëjë gjithçka për të ndalur Shhkupin, por njëkohësisht edhe për të ikur nga fundi i tabelës.

Struga – Sileksi: kjo përballje pritet të jetë duel interesant, mes dy ekipeve që po luftojnë për të hyrë në mesin e treshes së parë, me Strugën që është favorite në terren vendas.

Besa – Vardari: Besa, tashmë me trajner të ri, do të synojë një fillim të ri përballë një Vardari që është në kërkim të stabilitetit, pas tri disfatave radhazi, ndërsa Besa në tri ndeshjet e fundit nuk ka pësuar disfatë.

AP Brera – Voska Sporti: Voska është e fundit në tabelë dhe do ta ketë shumë të vështirë në duelin me Breran në Strumicë.

Rabotniçki – Gostivari: Kryesuesi i kampionatit, Rabotniçki, synon të mbrojë pozicionin e parë përballë Gostivarit. Vetëm dy pikë është diferenca mes dy ekipeve dhe kjo do të jetë derbi i javës së dhjetë.

Në tabelë Rabotniçki mban vendin e parë me 19 pikë, i ndjekur nga Shkëndija me 18 pikë, ndërsa Gostivari qëndron në vendin e tretë me 17 pikë. Kjo e diel pritet të sjellë shumë dinamizëm në garën për kreun e tabelës, por edhe për ato ekipe që luftojnë të sigurojnë pikë të rëndësishme për t’u larguar nga fundi i renditjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona

La Liga
Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Gary Nevillet i kërkohet të marrë drejtimin e Man Utd mes vështirësive të Amorimit

Premier League
Vinicius Jr i pasigurt për të ardhmen te Real Madridi, pasi Arabia Saudite përgatit një kontratë marramendëse

Vinicius Jr i pasigurt për të ardhmen te Real Madridi, pasi Arabia Saudite përgatit një kontratë marramendëse

La Liga
Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Cilësohet si një 'vrasës' para porte - Conceicao i kërkon Milanit transferimin e top sulmuesit

Serie A
PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

PSG është gati të transferojë yllin e Real Madridit në verë

Ligue 1
Kalo në kategori