Këngëtarët e hitit “Listen To Your Heart” kanë bërë një pauzë nga viti 2002, pasi që vokalistja Marie Fredriksson ishte diagnostikuar me tumor të gjirit.

Fredriksson dhe anëtari tjetër Per Gessle, ishin bashkuar për një kohë të shkurtë në vitin 2004 për të festuar 25 vjetorin e grupit, ndërsa tani Gessle ka thënë se rikthimi është në plan.

“Mendoj se do të bëjmë diçka së bashku, ndoshta jo turne por diçka po. Nuk mund ta them kohën se kur do të bashkohemi, mirëpo nuk shoh ndonjë arsye pse të mos ta bëjmë këtë”, është shprehur Per Gessle.