LAJMI I FUNDIT:

Riinvest prezanton programin e Shkencave Kompjuterike-Inxhinieri Softuerike

Riinvest prezanton programin e Shkencave Kompjuterike-Inxhinieri Softuerike

Kolegji Riinvest ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me studentë, ku është prezantuar programi i Shkencave Kompjuterike-Inxhinieri Softuerike me specializimet si Menaxhimi i bazave të të dhënave dhe rrjeteve, Programimi për pajisje mobile dhe Cloud, si dhe Siguria kibernetike.

Me këtë rast, u tha se kolegji Riinvest synim kryesor ka përshtatjen me kërkesat e tregut të punës.

Udhëheqësja e programit Shkenca Kompjuterike-Inxhinieri softuerike, Melinda Pacolli tha se parashihet që deri në vitin 2020 vendet e punës do të rriten për 1.4 milion për Softuer inxhinier. Ajo tha se është një profesion jo vetëm tani që po e merr gjithë tregun e punës, por edhe në të ardhmen pritet zhvillim më i madh.


“Kemi bashkëpunime të shumta për punë praktike, për punë profesionale, për punë të detyrave projektuese. Te ne në Riinvest bëhen detyra reale, janë projekte reale që dikush në një kompani i shfrytëzon ato zgjidhjet e juaja që i hartoni këtu. Pra, gjithçka është e ndërlidhur me praktikë, në mënyrë që iu nesër, pasnesër, kur të përfundoni studimet apo edhe sa jeni gjatë studimeve që te ne ndodh shpesh, sapo të mbarojnë vitin e parë, studentët tanë vetëm fillojnë të punësohen, në vitin e tretë nuk e keni asnjë që është pa punë”, tha ajo.

Ajo ka treguar edhe arsyet se pse studentët duhet të zgjedhin Riinvest për të studiuar, ku ndër arsyet kryesore, sipas saj është reputacioni shumëvjeçar për cilësi të lartë dhe kriter të paluhatshëm. Po ashtu, ajo tha se në Riinvest janë profesorët më të shquar në fushën e TI-së, azhurnim i vazhdueshëm i kurrikulave sipas trendëve inovative, si dhe rrjetëzim dhe bashkëpunim intensiv me bizneset kosovare, rajonale dhe evropiane.

Për programin “Menaxhim i rrjetave dhe bazave të të dhënave” ka folur profesori Blerim Jahiu, i cili paraprakisht tha se arsyeja se pse studentët e zgjedhin Riinvestin për studime është se pas përfundimit të studimeve ata gjithmonë punësohen.

Ai ka thënë se studentët që zgjedhin për studim këtë program nuk kanë nevojë për trajnime shtesë.

“Programin të cilin e kemi ridizajnuar i përshtatet asaj industrie, jepen shkathtësi për këto nivele që i bie edhe studimet i kryeni edhe e mbani titullin, edhe mbani shkathtësi praktike profesionale. Do të thotë nuk keni nevojë të ndiqni trajnime të veçanta sa i përket kësaj fushe. Në kuadër të materialit kemi futur edhe teknologjinë bazat e rrjetave pa tela që është shumë shkathtësi e kërkuar në treg”, tha ai.

Profesori Jahiu ka prezantuar disa nga lëndët që do t’i ndjekin në këtë program, ku ndër to është konfigurimi i rrjetave, menaxhimi i projekteve, programimi në Python, testimi i rrjetave, menaxhimi i rrjetave e të tjera. Ai tha se programi përfundon me dizajnin e rrjetave.

Ndërkaq, për programin “Programimi për pajisjet mobile dhe Cloud” ka folur profesori Astrit Desku, i cili tha se zhvilluesi i aplikacioneve të softuerit është ndër punët më të kërkuara gjatë vitit 2019.

Ai theksoi se tregu i punës çdo herë e më shumë ka nevojë për profesionistë të tillë.

Derisa foli për rëndësinë e programimit, ai u shpreh se programimi nuk është një punë monotone pasi gjithherë punohet diçka e re.

“Riinvesti e ka një pikësynim t’iu përshtatet kërkesave të tregut të punës, qoftë tregut të punës në Kosovë ashtu edhe tregut të punës global. Ne nuk mësojmë teknologji, ne mundohemi t’iu mësojmë programim, mundohemi t’iu mësojmë inxhinieri softuerike dhe mandej kalimi prej një vegle në veglën tjetër është shumë i lehtë. Nëse e marrim si vegël për realizimin e projekteve, ai shumë lehtë mund të kalojë me të njëjtin projekt të bëhet në ndonjë gjuhë tjetër programuese. Kjo na bën të dallohemi, pasi studentët tanë dallohen në tregun e punës kudo që ata shkojnë”, u shpreh ai.

Ndër lëndët kryesore të këtij programi janë, inxhinieria softuerike, programimi në ueb, projekti i TI-1 dhe PTI 2, sisteme operative për pajisje mobile, programimi për pajisje mobile, aplikacioni Cloud-Globale, programimi në Blockchain e të tjera.

Një program tjetër që Riinvest ofron është Siguria Kibernetike, ku shpjegime për këtë program ka dhënë profesori Arben Damoni.

“Siguria Kibernetike është një grup i teknologjive, i proceseve të praktikave për të pasur mundësi të forcohet një siguri e një institucioni, një qeverie, çfarëdo nevoje tjetër kundër sulmeve, shkatërrimeve ose qasjeve të paautorizuara…Qeveria është një prej vendeve ku më së shumti ka të dhëna dhe si e tillë është më së shumti e sulmuar prej hakerëve”, tha ai.

Në këtë program disa nga lëndët kryesore janë, programimi në ueb, sistemet e shpërndara, projekti TI-1 dhe TI-2, testimi i softuerit, blockchain, siguria e të dhënave, siguria kibernetike, host, data, application & App and Data Security.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, përvojat e tyre i kanë ndarë edhe studentët që ndjekin studimet në Kolegjin Riinvest, e që vlerësuan se në këtë kolegj bëhet një ndërlidhje me tregun e punës. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori