Rihanna dhe ASAP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Çifti janë parë duke ecur së bashku të premten në New York, dhe këngëtarja e hitit “We found love” e shfaqi me krenari barkun e rrumbullakosur, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe motit të ftohtë.


Rihanna, 33 vjeçe, u fotografua me një pallto ngjyrë rozë të ndezur, të cilën e kishte lënë të hapur nga poshtë gjoksit, duke treguar se është shtatzënë disa muajsh.

Screenshot 6 51 Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Shutterstock)

Dyshja me siguri dukeshin të emocionuar për të ndarë lajmin me të tjerët për fëmijën e tyre.

Ata u fotografuan duke shëtitur bashkë me ASAP që e kishte mbërthyer krahëve dhe duke e puthur në kokë.

Edhe pse Riri mund të kishte marrë ngrohtësi për urimet, ajo nuk ishte kombinuar aspak me motin.

Screenshot 7 47 Rihanna (Foto: Shutterstock)

Zeshkania kishte veshur xhinse të shqyera dhe një pallto rozë Channel prej 8000 dollarësh, e gjatë, por jo edhe aq e trashë.

Aksesorët e mëdhenj të arit rreth barkut e bënë të dukej edhe më joshëse e atraktive.

Screenshot 8 38 Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Shutterstock)

Rihana dhe Rocky filluan romancën në nëntor të vitit 2020 pas ndarjes së yllit të Barbados nga partneri i saj, Hassan Jameel.

Të dy ishin njohur që në fillim të viteve 2010, kur filluan të performonin dhe të bënin turne me njëri-tjetrin. /Telegrafi/

Screenshot 9 36 Rihanna (Foto: Shutterstock)

Screenshot 10 33 Rihanna dhe ASAP Rocky (Foto: Shutterstock)