Krijuesja e hitit “Umbrella”, e cila ishte nominuar dhe triumfoi në kategorinë ‘Bashkëpunimi më i Mirë Rap’ për këngën “Run This Town” të cilën e ka realizuar me Jay-Z dhe Kanye West, arriti në ceremoninë e këtij viti me një fustan të bardhë, drithërues.

Rihanna dhe Brown duhej të këndonin së bashku në ceremoninë e vitit të kaluar, por e anuluan atë në minutën e fundit pas zënkës, e cila rezultoi me dëmtime në fytyrë të këngëtares.


Që atëherë 21-vjeçarja ka lansuar albumin e katërt të saj, të titulluar “Rated R”, që doli në treg në muajin nëntor./Telegrafi/