LAJMI I FUNDIT:

Rifillojnë punimet për restaurimin e ish-gjimnazit në Ferizaj, që u dogj ditë më parë

Rifillojnë punimet për restaurimin e ish-gjimnazit në Ferizaj, që u dogj ditë më parë

Kanë rifilluar punimet për restaurimin e objektit të ish-gjimnazit të vjetër “Ismail Qemali” në Ferizaj, i cili ditë më parë u përfshi nga zjarri.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, i cili ka thënë se pas intervenimit të zjarrfikësve kanë bërë vlerësimin e dëmeve.

Ish-gjimnazi që u dogj në Ferizaj kishte nisur të rinovohej, reagon komuna: Do ta mbrojmë objektin
Lexo po ashtu Ish-gjimnazi që u dogj në Ferizaj kishte nisur të rinovohej, reagon komuna: Do ta mbrojmë objektin

Tutje, ai ka shtuar se më pas kanë mobilizuar të gjitha kapacitetet për t’i mbyllur procedurat e nevojshme.


“Me 13 mars patën nisur punimet për restaurim. Në mëngjesin e hershëm të 14 marsit ndërtesës iu vu zjarri. Disa ditë zgjati angazhimi i zjarrfikësve. Pasi na u mundësua qasja, bëmë vlerësimin e dëmeve”, ka shkruar Çeku në Facebook.

“I mobilizuam të gjitha kapacitetet për t’i mbyllur procedurat e nevojshme. Sot, vetëm 10 ditë pas zjarrvënies, punimet kanë rifilluar. Shkolla e parë shqipe (gjimnazi i vjetër) “Ismail Qemali” në Ferizaj do të restaurohet”.

Ndryshe, ministri Çeku e pati quajtur krim djegien e këtij objekti, teksa pati deklaruar se do të restaurohet, “i pëlqeu apo jo keqbërësve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Lajme
Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Drejtësi
Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Lajme
Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Prindërit e një shkolle në Prishtinë shtyjnë nxënësit të bojkotojnë mësimin, kërkojnë largimin e nxënëses autike

Arsim
Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame

Lajme
Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Dëshmitarët tregojnë për punën që e kishin bërë si inxhinierë në kompaninë “Sallahu”

Drejtësi
Kalo në kategori