Fushata presidenciale në Shtetet e Bashkuara u trondit përsëri kur FBI-ja njoftoi anëtarët e Kongresit se po rihap hetimet për përdorimin e një serveri email-i privat nga zonja Clinton gjatë periudhës që ajo ishte Sekretare Shteti.
Njoftimi u bë vetëm 11 ditë nga data 8 nëntor, kur amerikanët do të zgjedhin presidentin e ardhshëm të vendit.
Gazeta “Washington Post” njoftoi sot se zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë e kanë paralajmëruar drejtorin e FBI-së, zotin Comey, se praktika e të njoftuarit të Kongresit për rifillimin e një hetimi nuk është në përputhje me praktikat e këtij departamenti. Gjithashtu, zyrtarët i kanë thënë zotit Comey se departamenti nuk komenton për një hetim që është duke u zhvilluar dhe se nuk ndërmerr hapa që mund të shihen si përpjekje për të ndikuar tek zgjedhjet.
Lajmi se FBI-ja po rishqyrtonte çështjen e email-eve të zonjës Clinton qarkulloi ndërsa ajo po mbërrinte për një tubim në Iowa. FBI-ja njoftoi anëtarët e Kongresit se po shqyrton tashmë email-e të sapozbuluara që dolën në dritë në kuadrin e një tjetër hetimi për ngacmime seksuale të një ish-ligjvënësi demokrat, Anthony Weiner.
Weiner është ish-bashkëshorti i Huma Abedin, një prej ndihmëseve kryesore të zonjës Clinton. Rivali republikan, Donald Trump, e shfrytëzoi menjëherë këtë zhvillim gjatë një tubimi në New Hampshire.
“FBI-ja i ka dërguar letër Kongresit për të informuar se kanë zbuluar email-e të reja për hetimin e ish-sekretares së shtetit, Hillary Clinton.” Në muajin korrik, drejtori i FBI-së, James Comey, pati konkluduar se përdorimi i një serveri privat nga zonja Clinton ishte veprim i pakujdesshëm, por nuk paraqiste elemente penale.
“Megjithëse nuk gjetëm prova se Sekretarja Clinton dhe kolegët e saj synonin të shkelnin ligjet për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar, ekzistojnë prova se ata ishin jashtëzakonisht të shkujdesur në trajtimin e informacioneve shumë sensitive dhe të klasifikuara.” Anketimet tregojnë se për votuesit, zonja Clinton është më pak e besueshme për shkak të çështjes së email-it.
Zoti Trump ka dënuar prej kohësh vendimin e FBI-së për të mos ngritur akuza ndaj zonjës Clinton. Tashmë ai foli me ton më të fortë në New Hampshire. “Ky ishte një dështim i rëndë i sistemit të drejtësisë, që amerikanët e kuptojnë shumë mirë dhe që të gjithë shpresojnë se do të korrigjohet.”
Zonja Clinton foli dje për çështjen nga Iowa.
“Populli amerikan meriton të dëgjojë menjëherë të gjitha faktet e plota. Vetë drejtori i FBI-së thotë në letrën e tij se nuk e di nëse email-et në fjalë janë domethënëse apo jo. Kam besim se çfarëdo që të jenë, nuk do të ndryshojnë përfundimet e arritura në muajin korrik.”
Ndërsa republikanët mirëpritën këtë hap të FBI-së, të tjerë e kritikuan.
“Jam i neveritur. Ky është keqpërdorimi më joprofesional dhe i paprecedent i pushtetit nga Departamenti i Drejtësisë në gjithë historinë amerikane.”
Ky zhvillim i ri e shtoi pasigurinë në këtë fushatë presidenciale të gjatë dhe përçarëse.
Anketimet vazhdojnë të tregojnë se zonja Clinton është në avantazh përballë zotit Trump, si në nivel kombëtar, ashtu edhe shumë shtete kryesore fushëbeteje që do të përcaktojnë rezultatin e 8 nëntorit. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Trump me detaje të reja rreth marrëveshjes së armëpushimit në Ukrainë

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Rusët vrasin robërit ukrainas të luftës - pamjet shfaqen në rrjetet sociale

Njerka e mbajti si rob për 20 vjet duke e ushqyer vetëm me sanduiç, amerikani kur u lirua peshonte vetëm 30 kilogramë

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës