Richard Gere, 75 vjeç, dhe gruaja e tij Alejandra Silva, 41 vjeçe, zbuluan se janë më të lumtur se kurrë, pas zhvendosjes së tyre në Madrid, teksa shfaqen në kopertinën e revistës ‘Elle Spain’.

Çifti, së bashku me djemtë e tyre, Alexander (5 vjeç) dhe James (4 vjeç), ndanë planet e tyre për jetën në Spanjë dhe e përshkruan këtë periudhë si momentin e tyre më të lumtur.


Alejandra, nga Spanja, theksoi lidhjen e thellë mes tyre: "Jemi shpirtra binjakë, kemi të njëjtat vlera dhe ndihemi sikur njohim njëri-tjetrin prej kohësh”, shkruan DailyMail.

94342677 14308075 image a 43 1737458967955

Richard, i cili është një baba i përkushtuar, shtoi se ndjenjat e tij janë të lidhura ngushtë me lumturinë e Alejandrës: "Nëse ajo është e lumtur, unë jam gjithashtu”.

Gjatë intervistës, Richard foli për rëndësinë e grave në ndërtimin e një bote më të mirë, duke përmendur një këshillë nga Dalai Lama që nënat janë ato që trashëgojnë dhembshurinë dhe mirësinë.

94342675 14308075 image a 45 1737458981010

Çifti është i njohur për përkushtimin e tyre ndaj bamirësisë dhe punëve humanitare.

Në kopertinën e ‘Elle Spain’, Alejandra shfaqet e bukur në një fustan ari, ndërsa Richard është pranë saj, duke e mbështetur nga pas.

94339575 14308075 image a 71 1737454305210

Çifti gjithashtu foli për jetën e tyre në Madrid, ku ata kanë vendosur për të kaluar të paktën gjashtë vjet, ndërsa Richard theksoi se fëmijët e tyre do të rriten si dygjuhësh.

Romanca e tyre filloi në vitin 2014 dhe u kurorëzua me martesen në vitin 2018.

Ata janë të përkushtuar për jetën familjare, duke kaluar kohë të bukur së bashku dhe duke u angazhuar për krijimin e një mjedisi të dashur për fëmijët e tyre. /Telegrafi/

94342761 14308075 image a 46 1737459030631

92568511 14308075 Richard Gere spent his Thanksgiving holiday in his new overseas  m 74 1737454438190

92568505 14308075 The couple s outing is their first time seen in public since the a 77 1737454467339

92568503 14308075 They sold their Connecticut ranch earlier this month for 10 75 m a 75 1737454463408