Java e pestë e Superligës së Kosovës solli emocione dhe rezultate të interesante, me Prishtinën që u rikthye te fitorja dhe mori kreun e tabelës.

Drita regjistroi suksesin e parë, ndërsa spektakli nuk mungoi në përballjen mes Llapit dhe Ballkanit.


Fitojnë Prishtina, Drita dhe Gjilani, dy takime pa fitues

stadiumin “Zahir Pajaziti” u pa një përballje e fortë që përfundoi 2-2, që u cilësua edhe derbi i javws. Valentin Serembe shënoi dy herë për ish-kampionët e Kosovës, ndërsa Arbnor Ramadani dhe Hasan Hyseni realizuan për llapjanët.

Prishtina mposhti Malishevën si mysafir me rezultat 3-1. Ardian Muja, Ardian Limani dhe Valmir Veliu ishin autorët e golave për bardhekaltrit, ndërsa Samuel Opeh shënoi golin e vetëm për vendasit.

Pas pesë javësh pa sukses, kampionët morën fitoren e parë duke mposhtur Prishtinën e Re me rezultat 2-1. Veton Tusha dhe Arb Manaj realizuan për gjilanasit, ndërsa Patrick Eze shënoi golin e vetëm për mysafirët.

Skënderaj, Drenica udhëhoqi deri në minutat shtesë me një supergol të Igball Jasharit, por Albion Pllana barazoi me një goditje të fuqishme vollej për 1-1.

Skifterët” fituan me rezultat minimal 1-0 falë golit të Robert Rrahmanit në minutën e 84-të. Në fund Senad Jarovic shënoi sërish për Gjilanin, por goli u anulua nga VAR.

Prishtina dhe Dukagjini udhëheqin vallen

Pas javës së pestë në Superligën e Kosovës, Prishtina është ngjitur në krye të tabelës me 10 pikë, falë tre fitoreve, një barazimi dhe një humbjeje. Me pikë të njëjta renditet edhe Dukagjini në vendin e dytë.

Ballkani zë vendin e tretë me 9 pikë, pas dy fitoreve dhe tre barazimeve, duke qenë skuadra e vetme pa humbje. Në pozitën e katërt është Drenica me 8 pikë, ndërsa Gjilani ndodhet i pesti me 7 pikë.

Prishtina e Re dhe Ferizaj ndajnë vendet 6 dhe 7 me nga 6 pikë. Pas tyre vjen Drita me 5 pikë, që regjistroi fitoren e parë këtë javë. Malisheva renditet e parafundit me 4 pikë, ndërsa në fund të tabelës qëndron Llapi me 3 pikë./Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
telegrafi sport app