LAJMI I FUNDIT:

Rezultatet dhe renditja pas javës së 18-të: Drita dhe Ballkani triumfojnë, Llapi ende në kërkim të fitores

Rezultatet dhe renditja pas javës së 18-të: Drita dhe Ballkani triumfojnë, Llapi ende në kërkim të fitores

Janë mbyllur tashmë të gjitha ndeshjes sa i përket javës së 18-të në elitën e futbollit kosovar, aty ku pati disa përballje mjaft interesante.

Llapi për të tretën ndeshje radhazi nuk ka arritur që ta shijojë aromën e fitores pasi ka luajtur baras me rezultat 0-0 ndaj Dukagjinit në Podujevë.

Kjo ka bërë që llapjanët tashmë të pozicionohen në pozitën e nëntë në tabelë e cila të çon në Ligën e Parë.


Me barazim pa gola përfundoi edhe dueli mes Prishtinës dhe Malishevës që u zhvillua në kryeqytet, aty ku të dy skuadrat goditën nga një herë traversën, por duke mos arritur të marrin pikët e plota.

Pas triumfit në derbin lokal ndaj Dritës, Gjilani u mposht në udhëtim ndaj Ferizajt me rezultat 3-1, me këta të fundit që kanë bërë një hap të madh drejt largimit nga zona e barazhit.

Drita në anën tjetër u desh që të djersitej deri në sekondat e fundit për ta fituar përballjen ndaj Feronikelit ’74.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit arritën që vetëm në minutën e 91-të ta sigurojnë fitoren, kjo falë golit të shënuar nga Arb Manaj.

Befasi nuk lejoi këtë javë as Ballkani të cilët arritën një fitore komode me rezultat 2-0 në derbin lokal ndaj Suharekës.

Drita vazhdon si lidere e tabelës me 40 pikë, shtatë më shumë se ndjekësi i saj Ballkani që ka 33 sosh.

Malisheva mban pozitën e tretë në tabelë me 30 pikë, teksa pas saj renditet Prishtina në të katërtën me 27 pikë dhe Suhareka që kompleton top pesëshen me 25 sosh.

Gjilani pozicionohet në vendin e gjashtë në tabelë me 21 pikë po aq sa ka edhe Dukagjini në pozitën e shtatë, teksa Ferizaj gjendet në pozitën e tetë me 18 pikë.

Dy ekipet e fundit në tabelë momentalisht janë Llapi me 18 pikë të tubuara deri më tani dhe Feronikeli me vetëm 10 sosh./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Man Utd, Liverpool dhe Arsenal mund të humbasin miliarda euro pas njoftimit të Donald Trump

Man Utd, Liverpool dhe Arsenal mund të humbasin miliarda euro pas njoftimit të Donald Trump

Ndërkombëtare
Man City ka ofertën gati që ta shokojë Barcelonën për Lamine Yamal - rekord absolut sa i përket transferimeve

Man City ka ofertën gati që ta shokojë Barcelonën për Lamine Yamal - rekord absolut sa i përket transferimeve

Premier League
Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

Real Madridi pësoi një krizë para ndeshjes ndaj Arsenalit – dalin detaje shqetësuese në pah

La Liga
Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

Superkompjuteri parashikon se kush do ta fitojë La Ligan këtë sezon - shanset e njërit gjigant janë thuajse inekzistente

La Liga
I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

I bërtiti gjyqtarit në fytyrë pas ndeshjes ndaj Betisit, merret vendimi për Raphinhan

La Liga
Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Lamine Yamal lidhet me një transferim shokues që do të trondiste Evropën – dy klube janë në garë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori