LAJMI I FUNDIT:

Ndahen 10 milionë euro për rezervat shtetërore, përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Ndahen 10 milionë euro për rezervat shtetërore, përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin që rezervat shtetërore të përfshihen në Pakon e Ringjalljes Ekonomike.

Gjatë mbledhjes gjithashtu është marr vendimi që të ndahen 10 milionë euro për rezervat shtetërore.

Ky propozim i dhënë nga ministri i Financave, Hekuran Murati do të përfshihet si pjesë e masës 3.8, shkruan Telegrafi.


Sipas Muratit, kjo gjë po bëhet për shkak të luhatjes së çmimeve në tregjet botërore. /Telegrafi/