LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Kovaçevski më ka ftuar edhe mua kur formoi qeverinë, por nuk i kërkova ndonjë drejtori

Rexhepi: Kovaçevski më ka ftuar edhe mua kur formoi qeverinë, por nuk i kërkova ndonjë drejtori

Deputeti i Kuvendit, Kastriot Rexhepi, i ftuar në Click Plus, në TV21, tha se ai pasi u nda nga grupi i Lëvizjes Besa, është ftuar nga kryeministri Kovaçevski gjatë formimit të Qeverisë, por ai nuk i ka kërkuar ndonjë funksion publik.

“Që kur kam hyrë në Qeveri nuk kam marrë asnjë drejtori. Kryeministri Kovaçevski më ka ftuar edhe mua bashkë me partitë e tjera politike që i thërriste për konsultime për t’iu prezantuar atyre pikat programore, po ashtu më ka ftuar edhe mua. Por, unë në asnjë moment nuk i kam kërkuar ndonjë drejtori për shkak se jam edhe individ, jo subjekt politik”, tha Rexhepi.

Duke folur për futjen e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, tha se sipas informacioneve që ka ai, një njeri i afërt i ish-liderit të ASH-së, Ziadin Sela po udhëheq negociatat për përfshirje e ASH-së në qeveri.


Sipas Rexhepit, tani nuk po kuptohet kush dëshiron më shumë të bëhet pjesë e qeverisë, ish-lideri apo u.d. aktual i ASH-së.

“Taravari në ditët e para të marrjes së mandatit në krye të partisë tha se do të shqyrtojnë ofertën, ndërsa prej informacioneve të mia, një nga negociuesit është person më i afërt me zotin Sela. Nuk e kuptoj tani se cili grup shtyn për t’u bërë pjesë e qeverisë. Është mirë që në qeveri të futen të gjitha ato parti që janë në interesa të integrimit të vendit, që të formohet ai grupi progresist deri në integrimin e vendit”, tha Rexhepi.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori