LAJMI I FUNDIT:

Rexhaj: Radoiçiqi ditë më parë u takua me Listën Serbe, aktiviteti i tij terrorist kundër Kosovës po vazhdon

Rexhaj: Radoiçiqi ditë më parë u takua me Listën Serbe, aktiviteti i tij terrorist kundër Kosovës po vazhdon

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, në seancën e Kuvendit të enjten ka shprehur shqetësimin lidhur me aktivitetin terrorist të Milan Radoiçiqit kundrejt Kosovës,

Para deputetëve ai ka thënë se me “10 nëntor kryeterroristi Milan Radoiciq me grupin e tij terrorist dhe me udhëzimet e mbështetjen e institucioneve serbe, ka zhvilluar takim me deputetë të Listës Serbe, kryetarin e saj, nënkryetarët dhe politikanë e zyrtarë serbë të ish-komunave ilegale”.

“Që pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë aktiviteti i Radoiviqit nuk kanë pushuar asnjëherë së punuari në riorganizimin e aktiviteteve të tyre terroriste kundër Republikës së Kosovës”, është shprehur Rexhaj.

Ai tutje ka thënë se Milan Radoiçiq dhe grupi i tij po vazhdojnë të jenë të lirë dhe të mbrohen nga shteti i Serbisë.

“Serbia asnjëherë nuk ka pushuar së rrezikuari sigurinë e Kosovës. Edhe pas presionit ndërkombëtar dhe të SHBA-ve, ende nuk i ka tërhequr forcat ushtarake nga afërsia e kufirit me Kosovën”.

Rexhaj ka folur edhe për pretendimet e Rusisë për rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke thënë se për të shpërqendruar vëmendjen e perëndimit, federata ruse po synon ndezjen e zonave të reja të konfliktit.

“Këtë e ka thënë shumë herë kryeministri ynë e ditë më parë të njëjtin shqetësim e tha edhe presidenti i Ukrainës se Rusia po tenton të nxisë konflikte në rajonin e Ballkanit Perëndimor. BE-ja dhe SHBA-ja kanë theksuar se Rusia po bën gjithçka që mundet që të mbjell pakënaqësi, jostabilitet politik e manipulim informatash në rajonin e Ballkanit”.

“Mungesa e një politike ndëshkimore e sanksionuese ndaj Serbisë po e mundëson ripërsëritjen e sjelljeve agresuese kundrejt fqinjëve të saj”, ka deklaruar deputeti i pozitës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht

U rrah nga burrat e familjes! 29-vjeçaren e kishin fejuar pa dëshirën e saj, kur tha “jo” për të bashkëjetuar e rrahën barbarisht

Lajme
I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

I shkaktuan dëme në vlerë mbi 600 mijë euro dhe e detyruan viktimën ta mbyllte kompaninë, detaje nga rasti i fajdexhinjëve në Gjilan

Kronika e Zezë
Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje

Arrestohet në Durrës një person me rrezikshmëri të lartë, i akuzuar në Spanjë për vrasje - Policia e shtetit publikon pamje

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
​Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave

​Sulmi në Banjskë, Qorrolli kritikon Prokurorinë Speciale për vonesa në ngritjen e aktakuzave

Lajme
Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Lajme
Kalo në kategori