LAJMI I FUNDIT:

Si me magji! Ngjyra e flokëve ndryshon sipas temperaturës (Video)

Si me magji! Ngjyra e flokëve ndryshon sipas temperaturës (Video)

Nuk është ëndërr, por një realitet i prekshëm nga Lauren Bowker.

Të gjitha femrat gjenden gjithmonë para shumë dilemave sa herë që bëhet fjalë për ngjyrën e flokëve. Por nuk mbaron me kaq, dilemat vazhdojnë t’ju përndjekin edhe pasi t’i keni lyer.

E keni menduar ndonjëherë që në mbrëmje t’i keni flokët të zinj, në mëngjes kaf dhe në drekë të kuqe?

Po, kjo mund të ndodhë. Një kompani e prodhimit të bojërave të flokëve ka arritur që të sjellë revolucionin, të cilën ka dashur ta pagëzojë me emrin “Moda reaktive”.

Kompania Lauren Bowkers, me anë të përdorimit të kimisë dhe dizajnit, ka arritur suksesin e ëndërruar nga shumë femra.

Ngjyra e flokëve tuaj do të ndryshojë në sajë të temperaturave apo lagështisë së ambientit.

Krijimi i fundit i kësaj kompanie quhet “Zjarri”, që ka të bëjë me fuqinë e transformimit të ngjyrës së flokëve në pak sekonda.

“Zjarri”, përmban një grup ngjyrash, që qëndrojnë të fshehura dhe që shfaqen me ndryshimin e temperaturave.