LAJMI I FUNDIT:

Revista “Vogue” ka zgjedhur pesë trendët e fundit të modës për këtë vjeshtë

Revista “Vogue” ka zgjedhur pesë trendët e fundit të modës për këtë vjeshtë

Disa pjesë veshjesh me siguri tashmë i keni në dollapin tuaj, andaj do të mund të ndiqni trendët që do të vijnë

Revista britanike “Vogue” ka zgjedhur tendencat më të mëdha të modës të cilat do të vishen këtë vjeshtë, duke analizuar koleksionet e kreatorëve të famshëm të modës në gjithë botën, transmeton Telegrafi.


1. Fanella e brendshme

Shtëpitë e famshme të modës e propozojnë për kombinimin me gardërobën e vjeshtës, por përshtatet shkëlqyeshëm edhe me xhinse, pantallona dhe funde të gjata të cilat po ashtu do të jenë hit këtë vjeshtë.

2. Xhaketë piloti

Dikur kanë qenë të rezervuara vetëm për pilotë të cilët i kanë veshur për t’u mbrojtur nga të ftohtit, me zhvillimin e industrisë së modës tani punohen nga materiale të lehta dhe kombinohen shkëlqyeshëm me veshjet të cilat i përkasin modës së rrugës.

3. Veshjet e ngushta

Këtë vjeshtë çdo gjë do të “sillet” rreth theksimit të belit. Pavarësisht a është fjala për fustanet, bluzat apo xhaketat, është e dëshirueshme të theksojmë belin me gardërobën të cilën e veshim.

4. Triko e dyfishtë

Chanel ka prezantuar setet e trikove dhe fundeve, por sugjerojnë që vetë mund të lozni me kombinimin e preferuar të modeleve dhe ngjyrave të ndryshme të pjesëve të leshta.

5. Pjesë të veshjeve tepër të gjata

Kjo vjeshtë është e rezervuar për funde të gjata, fustane, pallto, xhaketa dhe fanella. Ju pëlqen apo jo, përgatituni për fustane të gjata deri në dysheme dhe bluza me mëngë të gjata që mbulojnë edhe duart tuaja. /Telegrafi/