LAJMI I FUNDIT:

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Foto: KALLXO.com

Si pasojë e reshjeve të shiut disa rrugë në kryeqytetin Prishtina janë vërshuar.

Një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë u vërshua në orët e mbrëmjes.

Nga terreni raportohet poashtu për sasi të mëdha të reshjeve të grumbulluara edhe në afërsi të Stacionit të Autobusëve.


Foto: KALLXO.com

Në pamje shihet se nga këto reshje, ka pasur përmbytje të veturave.

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar gjatë ditës se priten erëra të forta të shoqëruara me reshje shiu, ndërsa në orët e vona të natës do të ketë edhe reshje bore.

Ajo këshillon qytetarët për kujdes të shtuar, veçanërisht së sigurojnë objektet e lëvizshme në ballkone ose oborre për të shmangur dëmet nga era, po ashtu të reduktojnë lëvizjet e panevojshme në kushte të motit të rënduar dhe të shmangin parkimin pranë pemëve ose objekteve të rrezikshme.

Ekipet e emergjencave janë në gatishmëri të plotë për çdo situatë të mundshme dhe për ndihmë apo raportime qytetarët mund të kontaktojnë Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca në numrin 0800 122 33 ose 122 44./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori