Pas reshjeve të borës, edhe kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu ka bërë të ditur që komuna menjëherë ka mobilizuar ekipet në terren për të pastruar rrugën Junik-Gjeravicë.

Shehu përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kjo rrugë tashmë e kalueshme, duke bërë thirrje që qytetarët të kenë kujdes gjatë vozitjes.


“Bora e parë e këtij viti tanimë ka filluar që të mbuloj bjeshkët e Gjeravicës. Komuna e Junikut menjëherë ka mobilizuar ekipet e saj në terren për të pastruar rrugën Junik-Gjeravicë e cila tashmë është e kalueshme plotësisht. Megjithatë ju bëjmë apel të gjithëve për kujdes të shtuar gjatë vozitjes”, ka shkruar Shehu. /Telegrafi/