LAJMI I FUNDIT:

Republika e bananeve

Në shkencat politike termi “republikë e bananeve” – i shpikur nga shkrimtari amerikan William Sidney Porter në fillim të shekullit të kaluar – nënkupton një vend politikisht jo stabil dhe të varur ekonomikisht. Në republikën e bananeve politikbërësit nëpërmjet një oligarkie politiko-ekonomike e shfrytëzojnë ekonominë kombëtare për qëllime vetjake. Element tjetër i kësaj teorie politike është servilizmi i bërësve të politikës ndaj ndërkombëtarëve dhe korporatave të tyre.

Falë Qeverisë së Kosovës, vendit tonë nuk i mungojnë asnjë nga ato që u thanë më sipër. Prandaj, kemi politikë pa gjeopolitikë, ekonomi pa prodhim dhe siguri pa ushtri.


Shteti i Kosovës po udhëhiqet nga politikbërës që ambiciet e tyre kënaqen dhe përfundojnë me realizimin e interesave personale dhe grupore. Këta pushtetarë nuk mendojnë dhe nuk punojnë për të mirën e përgjithshme shtetërore e kombëtare. Nëse në politikë e ke mision dhe qëllim vetveten dhe jo shtetin e kombin, përfundon i zhytur në korrupsion dhe në dukuri tjera negative. Pushtetarët tanë, duke qenë kështu pa moral dhe pa ideal, e kanë bërë shtetin tonë shumë të varfër dhe të dobët, ndërsa veten e tyre shumë të pasur e të fuqishëm. Përderisa do të jetë kështu, ne do të kemi një shtet të pazhvilluar e jofunksional dhe rrjedhimisht edhe servil.

Politikbërësit tanë nga privatizimi i egër neoliberal të ndërmarrjeve shoqërore kanë dalë përfituesit e vetëm në këtë proces. Njëra ndër arsyet e privatizimit thuhej që ishte zhbërja e korrupsionit në ndërmarrjet shoqërore. E vërteta është se vet procesi i privatizimit u zhvillua në një atmosferë shumë korruptive. Sa më shumë që janë shitur ndërmarrjet shoqërore, aq më shumë janë pasuruar politikbërësit.

Shitja e pasurisë kombëtare në mënyrën më të keqe dhe me çmimin më qesharak të mundshëm, ka bërë që vendi jonë të jetë potencialisht i paaftë që të zhvillohet ekonomikisht. Ata që tashmë janë pronarët e pasurisë tonë kombëtare, që kryesisht janë korporata shumëkombëshe ndërkombëtare, po i shkelin të gjitha ligjet e aplikuara në vend. Këto ndërmarrje po i shkelin në mënyrë flagrante ligjin e punës, ligjin për ambientin dhe një sërë ligjesh të tjera që e rregullojnë fushë-veprimtarinë e tyre.

Të gjitha proceset kruciale politike që ka kaluar vendi jonë janë zhvilluar ashtu siç kanë dashur qendrat e ndryshme politike ndërkombëtare. Ne nuk kemi asgjë që është produkt i vullnetit tonë politik. Që nga Kushtetuta, ligjet dhe negociatat periodike me Serbinë, janë imponuar në mënyrë arbitrare nga ndërkombëtarët. Përveç kësaj, ndërkombëtarët përmes ambasadorëve të tyre të akredituar në Prishtinë, i diktojnë zhvillimet politike deri në atë masë sa që politikbërësit tanë shndërrohen në objekt politik.

Ambasadorët ndërkombëtarë në vendin tonë i tejkalojnë të gjitha përgjegjësitë e tyre të përcaktuara me konventa ndërkombëtare. Nuk është punë e ambasadorëve të na tregojnë, e aq më pak të na imponojnë se çfarë modaliteti demokratik të instalojmë. Për më tepër, ambasadorët ndërkombëtarë nuk mund të imponojnë zgjedhjen e personave të ndryshëm në pozitat e rëndësishme politike dhe publike.

Politikbërësit që janë servil ndaj të huajve zakonisht janë shtypës ndaj vullnetit të qytetarëve të tyre. Sa herë që qytetarët kanë qenë aktiv politikisht kundër padrejtësive, pushteti jo vetëm që i ka shpërfillë kërkesat qytetare, por edhe i ka shtypur me dhunë brutale.

Pas pavarësisë, rasti më eklatant i dhunës së pushtetit kundër qytetarëve aktiv, ka ndodhur në protestat kundër Serbisë që janë mbajtur në pikat kufitare në Merdarë dhe Dheu i Bardhë, në janar të këtij viti. Në këto protesta, tërësisht paqësore, qytetarët kundërshtonin hyrjen e mallrave dhe të qytetarëve serbë në shtetin tonë, me qëllim që të mbrohet kushtetutshmëria, sovraniteti dhe reciprociteti. Politikbërësit tanë, duke pasur interesa të ngushta biznesore me Serbinë dhe duke qenë nën ndikimin e faktorit ndërkombëtar, shtypën brutalisht protestat paqësore në mënyrën më brutale dhe me mjetet më çnjerëzore. Për këtë veprim totalitar, deri më tani nuk ka dhënë përgjegjësi asnjë zyrtarë shtetëror. Politikbërësit që i kanë shtypur qytetarët po mbeten të paprekur nga organet e drejtësisë, ngase ata praktikisht udhëheqin edhe policinë, edhe prokurorinë, edhe gjyqësorin.

Në marrëdhëniet ndërkombëtare, shtetet bëjnë sjellje të ndryshme në raport me shtetet e ndryshme. Shtetet rëndom bashkëpunojnë njëra me tjetrën në fusha të caktuara për interesa reciproke. Mosbashkëpunimi ndërmjet shteteve zakonisht ndodh atëherë kur shtetet bëjnë veprime që kanë për qëllim interesat vetjake.

Kosova, duke pasur marrëdhënie tregtare me Serbinë, është bërë përjashtim unik i praktikave shtetërore në marrëdhëniet ndërkombëtare. Me shtete armike, siç është Serbia, nuk mund të kemi kurrfarë marrëdhënie as politike as ekonomike, përderisa nuk ndryshon mendësia politike serbe në raport me shqiptarët. Sa i përket shteteve mike, siç janë Shqipëria, Turqia, pjesa dërrmuese e shteteve të BE-së dhe shtetet transatlantike, duhet që të bëhen përpjekjet maksimale për të trashur bashkëpunimin në të gjitha fushat jetësore. Çdo sjellje jo reciproke që i shkelë praktikat e marrëdhënieve ndërkombëtare është vetshkatërrim i shtetit.

Për të flakur “republikën e bananeve” që është instaluar në vendin tonë, duhet që të bëhen ndryshime thelbësore legjislative. Përveç kësaj, është shumë qenësore të ndryshojë dhe kultura politike.

Ndryshimet në çështje të rëndësishme do të jenë të njëmendta dhe legjitime vetëm atëherë kur kalojnë nëpërmjet referendumit.

Në trend

Më shumë
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin

Bleona Qereti shkëlqen në Hollywood: Flet në gjuhën shqipe në filmin "Chief of Station"

Magazina
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë

Serbia
Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Rekordi i pabesueshëm që ka thyer Messi pas paraqitjes heroike ndaj New York RB, asnjë futbollist në histori nuk e ka arritur këtë

Ndërkombëtare
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën

Evropa
Kalo në kategori