Rënie e temperaturave – priten reshje të dobëta bore

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Vendi ynë vazhdon të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit. Gjatë natës së mbrëmshme ka pasur depërtim të fronteve që vijnë nga veriu i kontinentit.
Këto fronte nuk janë të pasura me lagështi, prandaj nuk do të sjellin reshje të mëdha, megjithatë priten reshje kalimtare lokale.
Reshje shiu priten sonte lokalisht, ndërsa nesër me uljen e temperaturave priten reshje lokale afatshkurtra bore, më të theksuara në viset kodrinore-malore.
Temperaturat pritet të pësojnë ulje të ndjeshme sidomos orëve të pasdites dhe mbrëmjes dhe ajo maksimale parashihet të jetë afërsisht deri në 10 gradë Celsius në mëngjes dhe paradite.
Fillimi i javës së re do të jetë i ftohtë dhe me acar afatshkurtër. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
03/12/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals















































