Bayern Munichu e udhëheq renditjen e UEFA-s për skuadrat më të mira në sezonin 2022/23, ndërsa top 10 mbyllet me Tottenham Hotspur.

Koeficientet e sezonit për klubet bazohen në rezultatet e klubeve që marrin pjesë në Ligën e Kampionëve të sezonit aktual, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.


Tabela, e kombinuar me atë të katër sezoneve të mëparshme, përcakton vendin për secilin klub në të gjitha shortet e garave të UEFA-s.

Duke pasur parasysh ecurinë e skuadrave, UEFA ka publikuar renditjen e dhjetë skuadrave më të mira aktualisht.

Në vend të parë është Bayern Munich dhe i dyti Liverpoolit, ndërsa podiumin e kompleton Napoli, i cili është klubi i vetëm italian në top 10.

bayern 2

Në pozitën e katërt renditet Benfica, i pesti Paris Saint-Germain, Manchester City i gjashti, ndërsa pas tyre vijnë Chelsea, Real Madridi, Porto dhe Tottenahm Hotspur.

Klube tjera të mëdha si Barcelona, Milan, Interi, Juventusi dhe Manchester Unitedi gjenden më poshtë në renditje.

Top 10 e renditjes të UEFA-s për sezonin 2022-2023: 1 – Bayern Munich 2 – Liverpool 3 – Napoli 4 – Benfica 5 – Paris Saint-Germain 6 – Manchester City 7 – Chelsea 8 – Real Madrid 9 – Porto 10 – Tottenham Hotspur /Telegrafi/

telegrafi sport app