LAJMI I FUNDIT:

Rëndësia e futbollit: Liderët mblidhen për ta shikuar momentin final të ndeshjes Kroaci-Angli

Rëndësia e futbollit: Liderët mblidhen për ta shikuar momentin final të ndeshjes Kroaci-Angli

Se Kampionati Botëror është shumë i rëndësishëm, ka dëshmuar edhe një video nga momentet finale të ndeshjes ndërmjet Kroacisë dhe Anglisë.

Liderët botërorë në kuadër të Samitit të Londrës për shtetet e Ballkanit Perëndimor, për një moment janë ndaluar për ta shikuar ndeshjen.

Një xhirim, në të cilin shfaqet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka paraqitur politikanët të grumbulluar duke shikuar se kush do të fitojë.


Natyrisht se më në siklet ishte Theresa May (Foto: Facebook/ How People Reacted)

Në video shihen mes tjerëve, edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Lajmet nga Kampionati Botëror
Lexo po ashtu Lajmet nga Kampionati Botëror

Dhe në fund triumfoi Kroacia, ndërsa Rama menjëherë ka pozuar bashkë me presidenten e atij vendi, Kolinda Grabar-Kitarovic, fotografi që është bërë hit në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Kroacia triumfoi kundër Anglisë pas vazhdimeve (2-1) dhe siguroi pjesëmarrjen në finale.

Kroatët luajnë për herë të parë në një finale të Kampionatit Botëror dhe më 15 korrik do të luajnë kundër Francës.

Nga ana tjetër, Anglia do ta kërkojë vendin e tretë në ndeshjen kundër Belgjikës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

Real Madridi do t'i rikthejë dy talentët që po shkëlqejnë në skuadrat e tjera

La Liga
'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

'Specialisti i penalltive', Florent Hadergjonaj po kalon sezonin më të mirë në karrierë: Dua Evropianin ose Botërorin me Kosovën

Ndërkombëtare
Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bayerni po përgatitë ofertë 50 milionëshe për yllin e Real Madridit

Bundesliga
I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

I kërkoi autograf Messit në fund të ndeshjes, gjyqtari mori një pezullim të madh

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Kalo në kategori