LAJMI I FUNDIT:

Rektori Dema ngushëllon familjen Limani

Rektori Dema ngushëllon familjen Limani

Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Marian Dema, ka ngushëlluar, familjen Limani, me rastin e vdekjes së profesorit, Ilir Limani.

“Me pikëllim të thellë e pranuam lajmin që prof. dr. Ilir Limani nuk është më në mesin tonë. Prof. dr. Ilir Limani ka kontribuar në mësimdhënie në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike që nga viti 1979, fillimisht si ligjërues, pastaj profesor asistent, e në vitet e fundit si profesor i asocuar. Profesor Limani, njëherësh, ka ushtruar funksione të ndryshme menaxheriale në kuadër të UP-së, ku ndër të tjerash ka qenë për dy mandate dekan i Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP”.

Vdes në moshën 65 vjeçare ligjëruesi i UP-së Ilir Limani
Lexo po ashtu Vdes në moshën 65 vjeçare ligjëruesi i UP-së Ilir Limani

“Ne jemi krenar që patëm rastin që profesor Limanin ta kemi pjesë të stafit akademik të Universitetit. Kolegët e universitetit, si dhe studentët e tij, do të jenë gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij akademik. Ai përherë do të mbahet në mend si njeri me personalitet të matur, me etikë akademike dhe profesionale, si dhe do të kujtohet si shembull për gjeneratat e reja.


Në emër të organeve drejtuese dhe menaxhuese, studentëve, stafit akademik dhe administrativ të UP-së, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta!

I paharruar qoftë kujtimi për profesor Limanin”, thuhet në telegram.