Universiteti i Prishtinës për një kohë të shkurtër ka arrit t’i zhbllokojë programet e doktoratave të cilat ishin bllokuar për rreth dhjetë vjet në këtë institucion të arsimit të lartë.
Megjithatë, ky universitet ende po e paguan çmimin e këtij dhjetë vjeçari ku gati çdo gjë ka qenë e bllokuar.
Kështu ka deklaruar vet rektori i UP-së, Marjan Dema, i cili tha se tashmë kanë lind ditë të mira dhe se më 1 tetor do të fillojnë studimet në tri nivelet e studimit, bachelor, master dhe doktoratë.
Në një intervistë për Kosovapress, rektori Dema ka folur edhe për pensionimin e 39 doktorëve të shkencave, orët e mësimit të të cilëve, UP duhet t’i mbuloj me staf të ri.
“Politikat akademike nuk janë të lehta për shkak se ne e dimë nëpër çka ka kaluar UP, jemi duke e paguar atë çmimin e 10 vjetëshit, ku çdo gjë ka qenë e bllokuar”, ka deklaruar ai.
Rektori Dema ka thënë se që nga emërimi i tij në krye të UP-së, ka punuar që ta stabilizojë gjendjen në këtë universitet por edhe t’i adresojë të gjitha problemet që kanë kërkuar zgjidhje.
“Kam punuar paralelisht në dy fronte: Fronti i parë ka qenë ta sjelli gjendjen në zero dhe fronti tjetër që të kryej punët të cilat janë përditshmëri e UP-së”, ka deklaruar ai.
Mirëpo, rektori Dema ka thënë se UP ende po ballafaqohet me dëmet që i janë shkaktuar nga bllokimi i studimeve të doktoratës, pasi sipas tij, tashmë një numër i madh i programeve studimore në këtë nivel janë para skadimit të akreditimit, deri sa studimet nuk janë zhvilluar fare.
“I kam shty këto procese dhe tash jemi gati vetëm me shpallë konkursin. Ka pas gatishmëri që të fillojmë me një semestër edhe gjatë verës, mirëpo, për shkak të kufizimeve statutare nuk kemi mund të fillojmë, kështu që çdo gjë është e gatshme, e kemi aprovua numrin që do ta shpallim të studentëve, programet studimore të cilat i kemi të akredituara, kështu që më 1 tetor do të fillojmë me të tri nivelet, nivelin bachelor, master dhe të doktoratës”, ka deklaruar ai.
Ai thotë se nuk e pati të lehtë me “vënien në binarë” në punëve brenda universitetit që nga ardhja e tij në krye të këtij institucioni.
Rektori Marjan Dema tha se çështjet primare pas emërimit të tij kanë qenë nënshkrimi i diplomave dhe projektet e pafilluara të investimeve kapitale.
Rektori Dema ka folur edhe për revistat në të cilat profesorët e UP-së, mund të publikojnë punime shkencore.
Ai tha se janë vënë kriteret, janë përcaktuar revistat të cilat janë të pranueshme për publikime.
Sipas tij, në këtë drejtim është vënë një bazë e cila do të ndihmojë në zhvillimin e cilësisë.
Rektori i UP-së, Marjan Dema e ka konfirmuar edhe kthimin e profesorëve të cilët ishin larguar nga lista e pagave për shkak se mbanin edhe një vend të dytë të punës nga ana e ish-rektorit Ramadan Zejnullahu.
Rektori Dema tha se ka vepruar konform ligjeve në fuqi dhe vendimit të gjykatës.
“Ata janë të kthyer në listat e pagave dhe është e drejtë legjitime e tyre që të kenë dy punë, njërën primare dhe tjetrën sekondare por t’i mbajnë orët, nëse i mbajnë orët paguhen nëse nuk i mbajnë orët natyrisht se nuk paguhen”, është shprehur ai.
Rektori Dema ka folur edhe për procesin e akreditimit të programeve të studimit në UP, ku ka thënë se raportet preliminare janë shumë premtuese dhe se shpreson që rezultati i Agjencisë së Akreditimit të jetë pozitiv.
Ndërkohë, sa i përket seminarit të Gjuhës Shqipe, të cilit fillimisht iu kishte bllokuar buxheti, derisa tani i është përgjysmuar, rektori Dema tha se ky seminar do të mbështetet çdoherë nga menaxhmenti i UP-së, mirëpo, ka shtuar se janë disa politike dhe rregullore të Këshillit Drejtues të cilat janë duke u aprovuar dhe ta planifikojnë buxhetin.
Megjithatë, rektori është shprehur se UP duhet të punojë me buxhetin që e ka. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dosja e Prokurorisë: Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi dërguan informacione e dokumente tek BIA për UÇK-në e AKI-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Kurti uron Merzin për fitoren në Gjermani: Presim të thellojmë bashkëpunimin

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri