Wayde van Niekerk është rekordmeni i ri i garës së 400 metrave në atletikë.

Ai theu rekordin që rezistonte prej 17 vitesh në këtë disiplinë falë punës me trajnerës së tij 74-vjeçare.


373CE7EF00000578-3740238-image-a-85_1471225403422

Atleti afrikano-jugor përgatitet që nga viti 2010 nga Anna Botha, një ish-atlete e 200 metrave dhe kërcimit së gjati. “Bisedova me prindërit e tij dhe planifikuam mënyrën e stërvitjes dhe qëllimet që do i vinim vetes”, shprehej trajnerja e moshuar para një viti, pasi Van Niekerk u shpall kampion bote në Pekin, transmeton tch.

3739F7CA00000578-3740238-image-m-13_1471195650428

“Jam e mirë në punën që bëj pasi nuk kam probleme shëndetësore dhe merrem me të rinj”, thotë Botha, e cila është gjyshe e katër nipërve.

Van Niekerk e fitoi garën e 400 metrave me kohën 43 sekonda e 3 të mijëtat, duke thyer rekordin e amerikanit Michael Johnson, i cili i kishte përshkuar 400 metrat në 43 sekonda e 13 të qindtat.

3739F7DB00000578-3740238-image-m-14_1471195684633

3739F76F00000578-3740238-image-a-2_1471195313682

3739F78900000578-3740238-image-a-1_1471195255937

telegrafi sport app