LAJMI I FUNDIT:

Rekomandoi pranimin e Kosovës në KiE dhe zemëroi Vuçiqin – kush është Dora Bakoyannis

Rekomandoi pranimin e Kosovës në KiE dhe zemëroi Vuçiqin – kush është Dora Bakoyannis

Dora Bakoyannis, raportuese e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, brenda pak ditësh arriti të zemërojë si presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, ashtu edhe ministrin e Jashtëm të qeverisë teknike të Serbisë, Ivica Daçiq.

Presidenti i Serbisë gjatë fjalimit të sotëm i tha diplomates greke se duhet t’i vijë turp, duke thënë se për tre ditë ka ndryshuar mendimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Eh, mjerim dhe ferr (…) Turp. Dhe pastaj iu kujtua se nuk është me rëndësi Asociacioni, as shpronësimin apo asgjë, Manastiri i Deçanit, as faktin që serbëve u mohohet e drejta për të përdorur gjuhën serbe, se ata janë të ekspozuar ndaj forcës brutale disproporcionale”, tha Vuçiq.


"Turp të kesh Dora Bakoyannis"- eskalon Vuçiq, fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Lexo po ashtu "Turp të kesh Dora Bakoyannis"- eskalon Vuçiq, fyen rëndë diplomaten greke që rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Pak ditë më parë, për të njëjtën çështje, Bakoyannis zemëroi edhe shefin e diplomacisë serbe, raporton danas.

“Dora Bakoyannis nuk është kushdo, ajo është nga familja Mitsotakis. Ajo është motra e kryeministrit aktual grek”, tha Daçiq, transmeton Telegrafi.

Ky i fundit konsideron se nuk është e drejtë që propozimi i komisionit politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës në anëtarësimin e atij organi të jetë dorëzuar nga Bakoyannis, “sepse Serbia ishte shumë e drejtë ndaj Greqisë”.

Në mbledhjen e fundit shtetërore të komitetit në Paris është miratuar raporti i Bakoyannisit, në të cilin ka pasur rekomandim që Kosova të pranohet në Këshillin e Evropës. Ajo ka kërkuar nga Prishtina që t’i plotësojë tri kushte, prej të cilave vetëm një është plotësuar – kthimi i pronës manastirit të Manastirit të Deçanit.

Më tej është shqyrtimi i kërkesës së Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës në seancën e Parlamentit Evropian dhe takimi pritet më 18 prill. Vendimi përfundimtar do të merret nga Komiteti i Ministrave.

Miratimi i opinionit të raportueses Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE, votimi dhe hapi i radhës
Lexo po ashtu Miratimi i opinionit të raportueses Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE, votimi dhe hapi i radhës

Edhe pse Serbia kërcënon të largohet nga kjo organizatë nëse Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, Bakoyannis ka thënë se “mbrojtja e pakicave serbe dhe të tjera do të jetë më e mirë nëse Kosova bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”.

Ajo mori një premtim nga zyrtarët e Prishtinës se Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe, do të formohet pasi Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Po, kush është Dora Bakoyannis?

Bakoyannis ka mbajtur më parë postin e ministres së Punëve të Jashtme të Greqisë ndërsa më parë edhe postin e kryebashkiakes së Athinës.

Si në pozicionin e parë ashtu edhe në atë të dytin, ajo ishte gruaja e parë që mbajti ato poste në Greqi.

Pasi u përjashtua nga partia Demokracia e Re, e së cilës është ish-presidente, ajo themeloi një parti të re – Aleanca Demokratike.

Ajo drejtoi Demokracinë e Re nga viti 1984 deri në 1993 dhe u përjashtua nga ajo sepse mbështeti masat e qeverisë kundër krizës.

Miratimi i opinionit të raportueses Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE, votimi dhe hapi i radhës
Lexo po ashtu Miratimi i opinionit të raportueses Bakoyannis për anëtarësimin e Kosovës në KiE, votimi dhe hapi i radhës

Dora Bakoyannis ka lindur më 16 maj të vitit 1954 në Athinë, atëherë në Mbretërinë e Greqisë. Në moshën 14-vjeçare u transferua në Paris për shkak të juntës ushtarake që u krijua në Greqi dhe me përfundimin e saj në vitin 1974, u kthye në kryeqytetin grek.

Gazetari dhe politikani, Pavlos Bakoyannis, me të cilin kishte dy fëmijë, u vra në vitin 1989 në një atentat nga grupi terrorist “17 Nëntor”.

Ka punuar në Ministrinë e Koordinimit Ekonomik dhe atë të Punëve të Jashtme. Ajo u bë zëvendëssekretare e shtetit dhe ministre e Kulturës kur babai i saj u bë kryeministër. Ajo është e martuar me biznesmenin Isidoros Kouvelos. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Departamenti amerikan i Shtetit i quan provat e përfshirjes së qytetarëve kinezë në luftën kundër Ukrainës

Departamenti amerikan i Shtetit i quan provat e përfshirjes së qytetarëve kinezë në luftën kundër Ukrainës "shqetësuese"

Evropa
Skanimet e reja 3D të Titanikut zbulojnë detajet, analiza digjitale tregon se si anija u nda në dysh

Skanimet e reja 3D të Titanikut zbulojnë detajet, analiza digjitale tregon se si anija u nda në dysh

Botë
Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

Cilat firma dhe industri evropiane janë më të ndjeshme ndaj tarifave amerikane?

Botë
Përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kinë, Trump i vendos tarifë prej 104 për qind kinezëve

Përshkallëzimi i luftës tregtare SHBA-Kinë, Trump i vendos tarifë prej 104 për qind kinezëve

Amerika
Ukrainasit prodhojnë robotin e ri, së shpejti pritet të përdoret në fushëbetejë – ka mitraloz të kalibrit të madh

Ukrainasit prodhojnë robotin e ri, së shpejti pritet të përdoret në fushëbetejë – ka mitraloz të kalibrit të madh

Evropa
Trump premton rritje të buxhetit për Pentagonin, një trilion dollarë për ushtrinë amerikane

Trump premton rritje të buxhetit për Pentagonin, një trilion dollarë për ushtrinë amerikane

Amerika
Kalo në kategori