Reka, Siljanovska dhe Pendarovski vazhdojnë takimet me qytetarët, kërkojnë mbështetje në zgjedhjet presidenciale

Fushata parazgjedhore për kryetar shteti ka filluar më 1 prill, ndërsa kandidatët të cilët synojnë të udhëheqin me shtetin edhe gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar aktivitetet e tyre.
Blerim Reka, Gordana Siljanovska dhe Stevo Pendarovski dje kanë realizuar takime me qytetarët nëpër vende të ndryshme, të cilat Telegrafi Maqedoni jua sjell të përmbledhura në një vend.
Kandidati i cili përkrahet nga dy partitë opozitare shqiptare Blerim Reka, dje ka mbajtur takime me qytetarët në Tearcë dhe Bogovinë, ku ka qenë i shoqëruar edhe nga Bilall Kasami dhe Ziadin Sela.
“Ne nuk kemi as institut as akademi por jemi 3 idealistë që mendojmë se sot është koha për president shqiptar. Por çfarë presidenti shqiptar qe do të jetë i të gjithëve, president shqiptar që do të dëshmojë se Maqedonia është shtet por fatkeqësisht nuk është republikë. Për të qenë Republikë, Maqedonia duhet te ketë si themel sundimin e ligjit dhe jo të individit, më se paku të krijimit të kultit të personalitetit. Jemi për një Republikë e cila nuk do të përfundojë si shtet i zbrazur. Maqedonia gjatë vitit 2017 është zbrazur për çerekun e popullsisë e gjitha kjo si pasojë e politikave 27 vjeçare që nuk kanë menduar të ndalin ikjen e qytetarëve por kanë menduar vetëm për interesat e tyre individuale”, theksoi Reka.
Kandidatja Gordana Siljanovska, e cila mbështetet nga partia opozitare maqedonase, dje ka qëndruar në qytetin e Gostivarit, ku kërkoi mbështetjen e qytetarëve.
“Nuk është e saktë se jemi jomodern, të prapambetur, tradicional. Nuk është e saktë se sot është jomoderne të flitet për atdheun. Thonë se ju kemi çuar në shekullin e 19, në kohën kur të gjithë kanë menduar se çdo komb ka të drejtën për shtet. Atdheu është i pandarë nga kombet. Nëse unë zgjidhem për kryetare të shtetit, do të sillem shumë ndershëm dhe do të merrem me të gjitha problemet e qytetarëve”, tha Siljanovska.
Ndërsa kandidati i partive në pushtet Stevo Pendarovski, dje ka qëndruar në Negotinë. Ai tha se vendi me anëtarësimin në NATO do të bëhet më i sigurt dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve.
“Kemi bërë hapa të mëdhenj në dy vitet e kaluar. Tani është koha që përparimi të vazhdojë, që këto hapa t’i kthejmë në vlera reale në planin vendor, në pjesën e ekonomisë dhe jetës më të mirë. Vetëm nëse vazhdojmë përpara do të sigurojmë anëtarësim në BE”, tha mes tjerash Pendarovski.
Ndryshe, tre kandidatët për kryetar shteti edhe gjatë ditës së sotme do të vazhdojnë aktivitetet në kuadër të fushatës. Blerim Reka do të realizojë takime me qytetarët në Bërvenicë, Siljanovska do të mbajë takime në Butel dhe Karposh të Shkupit, ndërsa Pendarovski sot do të qëndrojë në Jegunoc, Tearcë dhe Bërvenicë.
Theksojmë që zgjedhjet presidenciale do të mbahen më 21 prill, ndërsa rrethi i dytë është planifikuar për më 5 maj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Rezultati zgjedhor, analistët paralajmërojnë qeverisje të përkohshme

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

Parashikimi i motit për fundjavë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë