LAJMI I FUNDIT:

Reka: Maqedonasit kanë suficit në nacionalizmin etnik, ndërsa deficit në patriotizmin shtetëror

Reka: Maqedonasit kanë suficit në nacionalizmin etnik, ndërsa deficit në patriotizmin shtetëror

Ish-ambasadori i Maqedonisë në BE, Blerim Reka, në emisionin “Faktor 24” deklaroi se kriza politike dyvjeçare ka qenë garë mes zgjedhjeve të shpejta dhe drejtësisë së ngadalshme. Sipas tij, Marrëveshja e Përzhinës dhe porositë e Pribes nuk janë zbatuar nga pushteti i deri tanishëm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Marrëveshja e Përzhinës dhe mesazhet e Pribes për fat të keq duhet të konstatoj se nga pushteti i deri tanishëm është vlerësuar si një menu, nga e cila kanë nxjerrë atë ku ju është përshtatur, por jo edhe atë që është dashur të zbatojnë dhe për këtë arsye ata janë koncentruar më shumë në zgjedhje të shpejta, që të formohet qeveria dhe të shtyhet funksionimi i PSP-së”, tha Reka.

Ish-ambasadori shtoi se tek maqedonasit problemi është se kanë suficit në nacionalizmin etnik, ndërsa deficit në patriotizmin shtetëror.


“Frikësohem se nga dashuria e madhe për kombin, ata mund ta humbin shtetin”, shtoi Reka.

Ai tha se më 27 prill Maqedonia ka pasur dy popuj, atë dhunues që ka goditur deputetët dhe popullin tjetër që nuk ka reaguar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori