Ministri në detyrë i Integrimeve Evropiane, Blerim Reka ka marrë pjesë mbrëmë në debatin e Columbia University “The Future of Kosovo”, ndërsa tha se dialogu Kosovë-Serbi nuk mund të zhvillohet më ashtu si më parë, me negociatat asimetrike, por vetëm negociata si dy shtete të barabarta.
Reka tha se ky dialog duhet të përfundoj me njohje reciproke, pa ndryshime territoriale.
“Dialogu nuk mund të jetë më, sikur që ishte, pra jo më negociata asimetrike, por vetëm negociata të dy shteteve të barabarta, që duhet të përfundojnë me njohje reciproke ndër-shtetërore – pa ndryshime territoriale”, u shpreh Reka.
Në lidhje me të ardhmen e Kosovës, Reka tha se e ardhmja e Kosovës nuk mund të jetë tjetër pos si pjesë e familjes euro-alantike të demokracive liberale.
“Kosova si edhe SHBA-të, lindën në luftën çlirimtare kundër tiranisë koloniale, ndërkaq në paqe ndërtojnë demokracinë liberale. Kosova një shekull ishte nën regjimin kolonial serb, nga aneksimi, në fillim e deri te aparteidi në fund të shekullit të kaluar. Andaj lufta çlirimtare ishte e vetmja zgjidhje për të hequr qafe pushtuesin e huaj, ndërkaq pas lufte qe mbështetur nga aleanca më e fuqishme perëndimore. Pavarësia e Kosovës, ishte edhe legjitime (vullneti plebishitar i popullit për çlirim nga pushtuesi i huaj) dhe legale, (bazuar në të drejtën ndërkombëtare siç e thekoi edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në mendimin e saj të v.2010). E ardhmja e Kosovës, është si pjesë e civilizimit perëndimor, si një Republikë e bazuar në sundimin e ligjit, një shtet me kufijtë e mbrojtur me kushtetutë dhe një qeveri me qeverisje të mirë”, tha Reka.
Në këtë debat online të udhëhequr nga Prof. Dr. David Phillips, nga Universiteti Kolumbia të Nju Jorkut, fjalën e hapjes e paraqiti Prof. Dr. Daniel Serwer, nga Johns Hopkins University, ndërkaq pos kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani dhe ish kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në debat morën pjesë edhe Arta Dade, ish Ministre e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ish ministër i Mbrojtjes i Shqipërisë, Sonja Biserko, nga Komiteti i Helsinkit të Serbisë dhe Miodrag Vlahoviq, ambasador i Malit të Zi në Selinë e Shenjtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit