LAJMI I FUNDIT:

Reja pritet të bëj disa ndryshime, kështu do të luaj Shqipëria ndaj Islandës

Reja pritet të bëj disa ndryshime, kështu do të luaj Shqipëria ndaj Islandës

Shqipëria nis rrugëtimin e edicionit të tretë të Ligës së Kombeve, teksa ndeshja e parë do të jetë ajo ndaj Islandës në transfertë, me kuqezinjtë që do të kërkojnë tre pikët, pasi synojnë të fitojnë grupin, për të shtuar shanset e kualifikimit në Europian.

Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Keidi Bare do të jenë mungesat për Shqipërinë në transfertën islandeze, ndërsa trajneri Edi Reja duket se ka ndarë mendjen edhe për formacionin që do të hedhë në fushë nga minuta e parë.

Kështu në portë do të jetë kapiteni Etrit Berisha dhe para tij treshja e konsoliduar e mbrojtjes Ismajli-Kumbulla-Gjimshiti. Në krahët e mesfushës do të luajnë Hysaj nga e majta dhe Ivan Balliu në të djathtë, me këtë të fundit që ka rritur ndjeshëm nivelin në sezonin e sapo-mbyllur dhe ka fituar një vend në formacion.


Në qendër të mesfushës konfirmohet Gjasula, që do të mbështetet nga Abrashi i rikthyer nga dëmtimi dhe Endri Çekiçi më i avancuar, ndërsa Kristjan Asllani do ta nisë nga stoli, për t’u përdorur në pjesën e dytë.

Nuk ka dilema as në sulm, teksa në krah të Cikalleshit, besimi do t’i jepet bomberit të Superiores, Taulant Seferi, me Balajn dhe Vrionin që do ta nisin nga pankina. Islandë-Shqipëri do të startojë të sonte në orën 20:45, live dhe në ekranin e SuperSport 2.

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Manchester United pushon edhe 200 punëtorë të tjerë, ndal edhe ushqimin për trajnerin dhe kategoritë e reja

Premier League
Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

Premier League
Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Manchester City po përgatit revolucion - largohen shtatë yje, dihet katër zëvendësimet e tyre

Premier League
Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

Real Madrid dhe Arda Guler, një marrëdhënie e ndërlikuar

La Liga
Kalo në kategori