LAJMI I FUNDIT:

Rehau optimizon dritaret me cilësi më të lartë me fibra të qelqit RAUFIPRO IKS

Rehau optimizon dritaret me cilësi më të lartë me fibra të qelqit RAUFIPRO IKS

Në dekadën e fundit, eksperti për polimerë, REHAU, ka prodhuar më shumë se 50.000 kilometër profile për dritare, edhe atë nga materiali me cilësi të lartë RAUFIPRO. Sot, kjo kompani po e zhvillon materialin në nivel më të lartë: Të përpunuar me materialin e ri RAUFIPRO IKS, i cili përmban deri në 50% më shumë fibra të qelqit, profilet e dritareve të REHAU definojnë kufi të reja të qëndrueshmërisë dhe efikasitetit energjetik. Materiali inovativ për herë të parë përdoret kah fundi i vitit 2018, edhe atë tek profili i dritareve GENEO.

Materialet të cilat janë të përforcuara me fibra të qelqit, në fakt janë bazë për krijimin e produkteve të lehta, por në të njejtën kohë stabile dhe me performancë të larta, si për shembull tek auto garat, industrinë e avionëve, por edhe tek katër muret në shtëpitë tona. Me materialin e ri të zhvilluar RAUFIPRO IKS, kompania REHAU i përmirëson karakteristikat e dritareve moderne me profile tërësisht të përforcuara, stabile dhe rezistente ndaj ngrohtësisë. Bërthama e vendosur statike mundëson ndarjen e peshës në të gjitha drejtimet, me çka profili bëhet më stabil dhe rezistent ndaj sulmeve. Kjo mundëson që edhe dritaret mes kateve në lartësi më të mëdha, të cilat deri tani janë punuar vetëm nga alumini, prej tash e tutje mund të punohen me profil PVC. E gjithë kjo falë RAUFIPRO IKS dhe numrit të madh të fibrave të qelqit dhe qëndrueshmërisë statike. „Me materialin e cilësisë së lartë RAUFIPRO IKS, madhësia e profilëve polimerë të dritareve tanimë nuk është parakusht për realizueshmëri të mundshme teknike, por vetëm për estetikë” sqaron Jorg Karger, udhëheqës i menaxhmentit prodhues në njësinë për zgjidhje të dritareve në REHAU. Gjatë vjeshtës të vitit 2018, profili i dritareve GENEO për herë të parë është përpunuar me materialin RAUFIPRO IKS. Dritaret e bardha mund të bëhen me lartësi prej 2,8 metrave dhe gjërësi prej 1,6 metrave. Profilet e dritareve të REHAU kanë ngarkesë deri në 150 kilogramë dhe në të njejtën kohë mundësojnë integrimin e xhamave të rënda dhe atyre të izoluara nga zërimi.

Efikasitet optimal energjetik, izolim nga zërimi dhe mbrojte nga rënia
90 për qind e dritareve të cilat janë të përpunuara nga RAUFIPRO IKS, janë pa përforcime të çeliktë, me çka shmanget paraqitja e urave plotësusese të ngrohjes. GENEO RAUFIPRO IKS arrin vlera Uf- ndërmjet 0.98 dhe 0.79 W/m²K, me çka sistemet e dritareve mund të shfrytëzohen edhe për shtëpi pasive. Profilet e dritareve nga RAUFIPRO IKS janë të çertifikuara nga ana e institutit për shtëpi pasive Darmshtad. Materiali i cilësisë së lartë mundëson përpunimin e dritareve pa shfrytëzimin e përforcuesve të çelikut, edhe atë tek dritaret më të mëdha, dhe si rezultat i kësaj mbeten hapsira të cilat mund të shfrytëzohen për termo module plotësuese. Me këtë, në mënyrë plotësuese rritet efikasiteti energjetik. Në kombinim me xhamin e izoluar treshtresorë, me GENEO RAUFIPRO IKS arrihen Uw- vlera deri në 0,6 W/m2K.
GENEO RAUFIPRO IKS siguron vlera më të mira në klasën e tij sa i përket rezistencës RC2 për mbrojtje nga rënia si dhe izolim të zërimit deri në 47dB. Me instalimin e xhamave të rëndë mbrojtës dhe falë materialit me cilësi të lartë, REHAU dritaret i përmbushin kërkesat edhe sa i përket klasës së rezistencës RC 3, apo mbrojtje nga rënia. Madje edhe vlerat funksionale plotësuese të dritareve mundësohen me sistem të integruar të ventilimit dhe kthim të ngrohtësisë SMART INOVENT ose smart sisteme alarmi në vet dritaren SMART GUARD.

Fleskibilitet maksimal dhe liri kreative
Eksperti për polimerë, REHAU, i zbulon nevojat dhe dëshirat e konsumatorëve të tij si dhe i ndejk kërkesat e tregut. “Materialet dhe përdorimi i tyre në mënyrë specifike, tani më 60 vjet janë pjesë përbërëse shumë e rëndësishme e AND-së tonë” – deklaron Jorg Karger. “Sot, gjithnjë e më shumë kërkohen profilë me ngjyrë dhe me foli, të cilat në të njejtën kohë duhet të jenë rezistente në temperatura të larta. RAUFIPRO IKS i përmbush këto kërkesa. REHAU ka arritur që ta rrisë rezistencën ndaj ngrohtësisë përmes zbutjes së tëmperaturës në krahasim me standardet PVC.
Me programën KALEIDO KOLOR, REHAU ofron numër të madh të ngjyrave dhe dizajneve. Varësisht nga dëshirat e konsumatorëve reaizohen procedura të ndryshme siç janë KALEIDO PAINT për llakim ose KALEIDO FOIL për folim. Në këtë mënyrë mundësohet performancë e mbi 400 lloje të dizajneve. Me këtë konsumatorët mund të përfitojnë nga efikasiteti i lartë energjetik dhe njëkohësisht të bëjnë zgjedhin mes shtresave të strukturuara ose atyre me shkëlqim, dekoreve të metalit por me dukje të drurit KALEIDO VOODEK.

Përdorim i thjeshtë
Me GENEO RAUFIPRO IKS shmanget përforcimi i çeliktë, çka sjellë deri në 40% përpunim dhe montim më të thjeshtë. Kjo paraqet përparsi edhe sa i përket prodhimit, që përveç se bëhet në mënyrë më të përshepjtuar, nuk paraqet rrezik për dëmtim në cilësi gjatë inkorporimit në çelik, siç është rasti me profilët konvencionalë. Partnerët e REHAU mundet që në mënyrë direkte ta bëjnë përpunimin e materialit të cilësisë së lartë, pa investime plotësuese në paisjet për prodhim. Për shkak të lehtësimit të procesit të planifikimit përmes zgjidhjeve softverike Revit, Allplan, ArciCad, REHAU i ka vendosur të gjitha të dhënat për GENEO në BIM, prej ku mund të merren lirisht këto të dhëna.

Prodhim i qëndrueshëm
Materiali i cilësisë së lartë i përforcuar me fibra të qelqit RAUFIPRO IKS është pjesë e konceptit REHAU I quajtur EKO PLUS, ku në cikël të mbyllur prodhues, pjesë e materialit ndahet dhe përgatitet për kthim në prodhim të profilit të dritares të cilësisë së lartë. Reciklimi i materialit realizohet perms markerëve. Për procese të qëndrueshme të prodhimit dhe procesit të reciklimit, kompania familjare REHAU këtë vit në panairin Fensterbau Frontale fitoi shenjën për cilësi VinylPlus.

REHAU grupacioni është ekspert për polimerë i cili ka të ardhura vjetore prej më shumë se 3,5 miliardë euro. REHAU është kompani familjare, e qëndrueshme dhe e pavarur. REHAU numëron më shumë se 20.000 të punësuar të cilët në mënyrë aktive punojnë në më shumë se 170 pika në mbarë botën. Në Evropë, REHAU numëron më shumë se 12.000 të punësuar, prej të cilëve 8.000 vetëm në Gjermani. Në Maqedoni REHAU numëron 16 të punësuar të cilët i shërbejnë tregut të Maqedonisë, Kosovës dhe Shqipërisë. Tani më 70 vjet REHAU krijon produkte artificiale më të lehta, më komode, më të sigurta dhe më efikase, dhe bën shpërndarjen e të njejtave në tërë botën.

Artikull i sponsoruar