LAJMI I FUNDIT:

Regjistrohen deputetët e LDK-së, Avdyli thotë se Kuvendi fillon punën edhe dy javë

Regjistrohen deputetët e LDK-së, Avdyli thotë se Kuvendi fillon punën edhe dy javë

Në Kuvendin e Kosovës sot ka filluar regjistrimi i deputetëve të cilët kanë fituar vota të mjaftueshme që të jenë pjesë e legjislaturës së shtatë.

Regjistrimin e kanë përfunduar  disa nga deputetët, në mesin e tyre edhe Haxhi Avdyli, deputet i zgjedhur i LDK-së.


Ai përmes një shkrimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se është i gatshëm për të filluar punën, transmeton Telegrafi.

“Prizren, Suharekë, Istog, pas regjistrimit si deputetë. Tani edhe 2 javë ndajnë, kur Kuvendi fillon me punën, ku na presin sfida të mëdha. Jemi zgjedhur për të gjetur zgjidhje për sfidat dhe për ti dhënë udhë proceseve”, ka shkruar ai sipër fotografisë me tre deputetët tjerë të LDK-së,  Ardian Shala,  Shkëmb Manaj dhe Ilir Ferati.

Avdyli ka thënë se është optimist në tejkalimin e çdo pengese, drejt suksesit.

VV-LDK ende pa marrëveshje për bashkëqeverisje, por deputetët fillojnë regjistrimin në Kuvend
Lexo po ashtu VV-LDK ende pa marrëveshje për bashkëqeverisje, por deputetët fillojnë regjistrimin në Kuvend

Ndryshe, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e dyta në zgjedhjet parlamentare të cilat janë mbajtur më 6 tetor,  në legjislaturën e shtatë  kjo parti do t’i ketë 28 deputetë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori