Regjistrimi i popullsisë - këto janë nëntë komunat me rritje të banorëve

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot të dhënat e para lidhur me regjistrimin e popullsisë, ku 1,586,659 janë banorë rezidentë.
Nga ky numër 795,046 janë meshkuj dhe 791,614 femra, raporton Telegrafi.
Gjatë publikimit të të dhënave u bë e ditur se nga 38 komuna të Kosovës, nëntë prej tyre kishin rritje të popullsisë, ndërkaq në 29 tjera ka pasur rënie.
Komunat ku ka pasur rritje janë: Fushë Kosova, Parteshi, Shtërpcë, Graçanicë, Kllokot, Prishtinë, Obiliq, Mamush dhe Ferizaj.
Fushë Kosova ka rritje të popullsisë 83,99 për qind Parteshi ka rritje 81.93 për qind Graçanicë 81,46 për qind Shtërpcë ka rritje 56,71 për qind Kllokoti ka rritje 19,13 për qind Prishtinë ka rritje prej 14, 21 për qind Obiliq ka rritje prej 5,78 për qind Mamusha ka rritje prej 1,96 për qind Ferizaj ka rritje prej 0,68 për qind. Ndërkaq, 29 komunat tjera kanë shënuar rënie të popullsisë. /Telegrafi/




































