LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimi falas i automjeteve nga ato me targa ilegale në RKS, Rashiq: Vendimi vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve nga veriu

Regjistrimi falas i automjeteve nga ato me targa ilegale në RKS, Rashiq: Vendimi vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve nga veriu
Foto: Ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme një ditë më parë ka bërë të ditur se të gjithë personat që kanë automjete me targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri më datë 1 dhjetor 2023.

E pas këtij vendimi të Qeverisë së Kosovës ka shkruar sot ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq.


Ministri Rashiq në një postim në Facebook shkruan se ky vendim ka ardhur pas kërkesave të shumta të qytetarëve, kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është një tjetër dëshmi e pragmatizmit dhe punës, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve.

“Njoftojmë qytetarët se në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur më 30 tetor 2023 është marrë vendimi 1/170 që të shtyhet afati për para-regjistrimin e automjeteve dhe t’u mundësohet atyre që posedojnë targa të qytetit të Kosovës të lëshuara nga Republika e Serbisë që të kaloni në RKS deri më 1 dhjetor 2023.

Ky vendim i Qeverisë vjen pas kërkesave të shumta të qytetarëve kryesisht nga veriu i Kosovës, dhe si i tillë është një tjetër dëshmi e pragmatizmit të punës sonë, në përputhje me nevojat e bashkëqytetarëve tanë”, shkruan ai.

​MPB-ja jep detaje për targat: Është falas regjistrimi nga ilegale në RKS
Lexo po ashtu ​MPB-ja jep detaje për targat: Është falas regjistrimi nga ilegale në RKS

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar të gjitha personat që kanë automjete targa ilegale do të kenë mundësi të përfitojnë nga lehtësirat për regjistrim në targa RKS, deri me datë 1 dhjetor 2023.

Kjo përfshinë taksat doganore, taksën administrative në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve, tarifën për targa dhe tarifën për pajisje me certifikatë të regjistrimit të Automjetit.

MPB-ja thekson se bazuar në vendimin e Qeverisë të Republikës së Kosovës të gjithë ata që janë të pajisur me targa “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA”, nga data 10 qershor 1999 deri me 21 prill 2022, mund të bëjë regjistrimin me targa RKS nga data 1 nëntor 2023, deri me 1 dhjetor 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori