LAJMI I FUNDIT:

Regjistrimet e hershme për vitin e ardhshëm shkollor kanë filluar në Horizon School

Regjistrimet e hershme për vitin e ardhshëm shkollor kanë filluar në Horizon School

Horizon School, e njohur për përkushtimin dhe cilësinë e arsimit si institucion arsimor në Kosovë dhe e akredituar si Cambridge International School, ju njofton se ka hapur regjistrimet e hershme për vitin e ardhshëm shkollor për klasat 1-12. Duke filluar nga ky muaj, prindërit mund të përfitojnë nga regjistrimi i hershëm në Horizon School, aty ku fillojnë shumë horizonte të reja dhe një e ardhme e suksseshme për të gjithë nxënësit.

Regjistrimet e hershme nënvizojnë angazhimin e shkollës për të ofruar vlera të jashtëzakonshme dhe për të siguruar që çdo nxënës të ketë një arsim të duhur, nga klasat parafillore deri në klasat e 12-ta. Me një mjedis arsimor që nxit mësimin, kuriozitetin dhe kreativitetin, me klasa dhe pajisje moderne nga teknologjia e fundit, si dhe një kurrikulë gjithëpërfshirëse në gjuhën shqipe dhe në gjuhën angleze, Horizon School përgatit nxënësit për rrugë të reja dhe një të ardhme të ndritur. Përmes një game të larmishme lëndësh dhe aktivitetesh jashtëshkollore, Horizon School i fuqizon nxënësit të eksplorojnë talentet dhe interesat e tyre, duke zhvilluar aftësitë e duhura në çdo fushë të jetës.

Gjithashtu, Horizon School është pjesë e rrjetit prestigjioz të Cambridge International Education, e cila ofron mundësi të jashtëzakonshme shkollimi në shkollat më të mira ndërkombëtare. Horizon School u ofron nxënësve mundësi që të testohen në gjuhën angleze, ashtu që të pajisen me diplomë ndërkombëtare dhe të ndjekin mundësitë e studimeve edhe jashtë vendit. Me një theks të veçantë në qasjen STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Matematikë), si dhe angazhim të nxënësve në kodim dhe programim, Horizon School i përgatit nxënësit për një botë gjithnjë e më të drejtuar nga teknologjia dhe trendet digjitale. Në kuadër të regjistrimeve të hershme, nxënësit e rinj të të gjitha klasave do të përfitojnë zbritje prej 10% në tarifat e shkollimit dhe do të ju ofrohet uniforma e shkollës falas. Kjo siguron që nxënësit jo vetëm të përfitojnë nga arsimi i jashtëzakonshëm në Horizon School, por edhe t’a fillojnë vitin shkollor plotësisht të pajisur dhe të gatshëm për të shkëlqyer.

Prindërit dhe nxënësit e interesuar për regjistrimet e hershme inkurajohen të vizitojnë Horizon School apo të na ndjekin në rrjetet sociale për më shumë informacione rreth programeve, kurrikulës dhe aktiviteteve tona. Mos e humbsni këtë mundësi për të siguruar të ardhmen e fëmijëve tuaj, sepse e ardhmja fillon në Horizon School.

Horizon School, a Cambridge International School

Në trend Ekonomi

Më shumë
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Butrinti - Ku e kaluara dhe e tashmja jetojnë krah më krah

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Kalo në kategori