LAJMI I FUNDIT:

Regjisori Luc Besson akuzohet nga nëntë femra për ngacmime seksuale

Regjisori Luc Besson akuzohet nga nëntë femra për ngacmime seksuale

Luc Besson, regjisori i cili ka punuar në disa nga filmat më të mëdha në historinë e artit të shtatë si “Professional”, “The Fifth Element” dhe “Nikita”, është akuzuar për abuzim seksual nga nëntë femra.

Katër gra e kanë akuzuar për ngacmimin seksual gjersa së fundi janë ankuar edhe pesë gra të tjera, shkruan The Hollywood Reporter. Sjellja e pashpjegueshme e francezit shkonte nga flirtimet deri në sulmet seksuale.

Një nga asistentet e mëparshme të yllit hollivudian pohon se ai e shantazhoi duke i kërkuar favore seksuale. Ajo gjithashtu tha se ishte e detyruar të kishte disa takime intime me të dhe se i dërgoi mesazhet me përmbajtje eksplicite.


Gjithashtu, dy punonjëse në studion filmike të producentit, “Cito du Cinema”, pretendon se për një periudhe të gjatë kohore ishte abuzuar seksualisht, ndërsa Karine Isambert, një nga punonjësit më me ndikim të teatrit bashkëkohor, tha se e kishte sulmuar në vitin 1995 në një dhomë hoteli në Francë.

Më parë këtë vit, aktorja Sand Van Roy ngriti një padi kundër Bessonit, duke thënë se e kishte përdhunuar. Artisti e mohoi këtë pretendim, por policia e Parisit po e heton ende këtë rast.

Roy: Luc Besson më përdhunoi në një hotel pasi isha alivanosur
Lexo po ashtu Roy: Luc Besson më përdhunoi në një hotel pasi isha alivanosur

Disa muaj pas dorëzimit të aplikimit, një nga ndihmëset e 59-vjeçarit ka pohuar se njëzet vjet më parë ishte sulmuar seksualisht nga francezi.

Ndryshe, Besson si dhe përfaqësuesit e tij kanë zgjedhur të heshtin me rastin e këtyre akuzave. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Gjesti me akuza për produksionin, ndërsa i drejtohet Eglit: Bëhu me ta e ejani më njollosni

Magazina
“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty” - Gjestit i vjen një tjetër dron në shtëpi

“Zemrat që të ndjekin rrahin bashkë me ty” - Gjestit i vjen një tjetër dron në shtëpi

Magazina
Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Gjesti shkakton të qeshura te banorët e Big Brother teksa flet në gjuhën letrare

Magazina
Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Magazina
Gjesti përplaset ashpër me Olën: Hajde dil jashtë, ke menduar se je në ‘Përputhen’ këtu

Gjesti përplaset ashpër me Olën: Hajde dil jashtë, ke menduar se je në ‘Përputhen’ këtu

Magazina
Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Magazina
Kalo në kategori