Gjykata e Apelit i ka refuzuar si të pabazuara të gjitha ankesat e mbrojtësve të 21 të dyshuarve në rastin e quajtur “Subvencionet”.
Lajmin e ka konfirmuar Naim Rudari, mbrojtës i të akuzuarit Luan Statovci i cili ka thënë se Gjykata e Apelit u ka vazhduar masën e paraburgimit të dyshuarve.
“Ndaj vendimit të shkallës së parë ne kemi paraqitur ankesë mirëpo Gjykata e Apelit i ka refuzuar ankesat e mbrojtësve si të pabazuara”, ka thënë Rudari, për Kallxo.com.
Ai tutje ka shtuar se për këtë çështje ka planifikuar që të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë në gjykatën Supreme.
“Unë kam planifikuar që të paraqesë kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë për shkak se i kalon afati për paraburgim dhe mund të ngritët aktakuza”-sqaroi avokati Rudari.
Gjykatës e Prishtinës më 2 janar 2022, kishte vendosur që t’ua vazhdonte masën e paraburgimit edhe për dy muaj të tjerë të pandehurve Ramiz Ramosaj, Halil Hasani, Njazi Ibrahimi, Bajram Gashi, Jeton Sylaj, Granit Lubeniqi, Bashkim Mani, Deli Metaj, Gjon Musolli, Eduard Musollaj, Dukagjin Mavraj, Sadush Kabashi, Halit Avdijaj, Shemsedin Metaj, Halit Berisha, Fatmir Shala, Burim Selmani, Afrim Fazlija, Luigj Musollaj, Arif Idrizaj dhe Burim Shabanaj.
Ndërkaq sa u përket të pandehurit Lulzim Kurti si zyrtar në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), Festim Omuraj, Milit Basha, Leonard Musollaj, Dinë Zogaj, Adrian Ramqaj, Afërdita Gjokaj, Sevdije Qeli, Alban Novosella, masa e paraburgimit i është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 2 muaj, nga 3 janari e deri me 3 mars 2022.
Të pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Prishtinës, mbajtësit e të dyshuarve kishin parashtruar ankesë në Gjykatën e Apelit, mirëpo kjo Gjykatë pas shqyrtimit të ankesës, ka konstatuar se Gjykata e shkallës së parë ka vepruar drejtë kur ndaj të pandehurve e ka vazhduar masën e paraburgimit dhe atë të arrestit shtëpiat.
Prokuroria po pretendon se të dyshuarit duke vepruar në kundërshtim me detyrën zyrtare kanë kërkuar apo kanë pranuar ryshfet nga persona të ndryshëm, kryesisht nga fermerët, në mënyrë që të njëjtit t’i fusin në listat e përfituesve të subvencioneve.
Dyshimet e Prokurorisë janë se fermerët u futën në listën e përfituesve pa e plotësuar asnjë kriter ligjor, por duke dhënë ryshfet (para) ose anasjelltas, kurse disa fermerë të tjerë edhe pse i plotësuan kushtet, sipas Prokurorisë të njëjtit nuk u futën në listat e përfituesve pasi që nuk pranuan që të japin ryshfet.
Ndaj të pandehurve Prokuroria ka zbatuar masa të fshehta teknike të vëzhgimit.
Sipas Prokurorisë nga audio dhe video incizimet vërtetohet se të pandehurit në lokacione të ndryshme varësisht nga interesi dhe marrëveshja kanë dhënë dhe marrë ryshfet dhe pastaj paratë i kanë ndarë në mes vete sipas marrëveshjes.
Por Prokuroria pretendon që të dyshuarit jo vetëm që kërkuan dhe pranuan ryshfet nga palë të treta, por ata kanë vepruar duke mos qenë të sinqertë as me njëri-tjetrin, pasi që sipas Prokurorisë, të dyshuarit në fjalë e mashtruan edhe njëri tjetrin kur erdhi puna të “ndarja e pazarit”.
“Në mënyrë shumë të qartë paratë e marra janë video incizuar duke iu dorëzuar njëri tjetrit. Të pandehurit paratë në kartëmonedha të ndryshme kur i ndajnë në mes veti i llogarisin aty për aty fitimin e tyre, në raste të ndryshme sillen me zarfe nga terreni nga persona zyrtarë të cilat operojnë në terren dhe tani janë të pandehur dhe në raste të ndryshme të pandehurit madje edhe tradhtojnë njëri tjetrin sa i përket shumave të fituara sepse ata nuk i ndajnë në mënyrë proporcionale sipas marrëveshjes duke mos iu treguar njërit tjetrit vlerën e saktë të ryshfetit të marrë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.
Madje në kërkesën për caktim të masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve, Prokuroria pretendon se ka dëshmitarë të cilët kanë dëshmuar se të dyshuarit i kërkuan ryshfet deri në vlerë prej 30 mijë eurove.
Për zbulimin e këtij grupi të të dyshuarve Prokuroria përdori përgjime dhe kreu një sërë bastisjesh në disa qytete të Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dashnor Sula tërheq emrin nga lista e Nisma “Shqipëria Bëhet”, zbardhet arsyeja

Gashi: Qytetarët nuk janë të kënaqur me diskursin politik dhe kulturën politike në Kuvend

Mickoski: Gjykatësit me mosbesim të votuar të dorëhiqen e të mos çojnë inat, ndryshe populli do të protestojë

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës