Një azilkërkues dhe gazetar i burgosur për vite të tëra nga Australia, në një ishull në Paqësor, ka fituar çmimin më të madh të letërsisë në vend.
Behrouz Boochani, një kurd i Iranit, ka shkruar librin “Pa miq mes maleve”. Libri është dërguar me mesazhe, teksa ai ishte në burg. Libri fitoi Çmimin Viktorian për Letërsinë me vlerë 100 mijë dollarë australianë. Po ashtu, i njëjti libër ka fituar Çmimin për Librin më të mirë nga Victorian Premier’s Literary Awards, me vlerë 25 mijë dollarë australianë.
Boochani vijon të mbetet i burgosur në ishullin Manus në Papua Guinenë e Re dhe nuk i lejohet hyrja në Australi. Kjo e fundit ka politika tepër strikte kur është fjala për azilkërkuesit që mbërrijnë në brigjet e saj.
Vetë Boochani thotë se ky çmim i ka krijuar një pështjellim ndjesish.
“Në njëfarë mënyre jam i lumtur sepse ia dola të kem vëmendje dhe shumë njerëz janë ndërgjegjësuar për situatën time. Kjo është gjë e mirë. Por nga ana tjetër më duket sikur nuk kam arsye të festoj, pasi kam shumë miq që vuajnë në këtë vend me mua”, thotë ai për BBC.
Libri është shkruar gjatë kohës që Boochani ndodhej në burg dhe i është dërguar nëpërmjet Whatsapp-it përkthyesit të tij, Omid Tofighian.
“WhatsApp është si zyra ime”, tha ai. “Unë nuk shkruaja në letër, sepse në atë kohë rojet çdo javë ose çdo muaj do të kontrollonin dhomën. Unë isha i shqetësuar që mund të humbisja shkrimet e mia, kështu që ishte më mirë për mua ta dërgoja atë që shkruaja”.
Boochani u arrestua së pari në vitin 2013, pasi mbërriti me varkë nga Azia Juglindore. Ai është bërë zëri më i njohur brenda sistemit australian të ndalimit jashtë kufijve të Australisë. /TemA TV/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore
Pse Bob Marley është ikonë e të drejtave të njeriut?

Princi i zi i politikës: 50 thënie të Makiavelit

“Koha ikën, dhe duke shkuar ndryshon, ribën dhe shkel ç’do gjë me çapin e saj të pavdekshëm”

Fjalë të urta popullore: Edhe diell të bëhesh, të gjithë nuk i ngroh dot!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët