“Zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik në vend ndikohet drejtpërdrejt nga avancimi i sektorit privat, dhe rrjedhimisht, lehtësirat dhe reformat fiskale të ofruara në këtë drejtim janë kyçe në vazhdimin e rritjes ekonomike dhe stabilitetit makrofiskal” u theksua sot në tryezën e organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë me ministrin e Financave Bedri Hamza, mbi efektet e reformave fiskale në mjedisin e të bërit biznes në Kosovë.
Ministri i Financave Bedri Hamza theksoi se viti 2018 shënoi një numër të madh reformash fiskale të cilat kanë rezultuar në lehtësira për sektorin privat në Kosovë, e po ashtu është reflektuar edhe në performancë të mirë të të hyrave.
“Duke qenë se sektori privat është nxitësi kryesor i zhvillimit ekonomik në vend, nevojitet një qasje më e drejtpërdrejt ndaj bizneseve për të adresuar sfidat dhe pengesat të cilat i hasin në treg”, shtoi ministri Hamza.
Ai gjithashtu bëri të ditur se viti 2019 do të karakterizohet me vazhdim të reformave të tilla në drejtim të ndihmesës ndaj sektorit privat si dhe thjeshtësim të procedurave tatimore e jo ngarkesa dhe pengesa për bizneset.
Ndërsa, drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane Arian Zeka, tha se duke qenë një nga palët më të rëndësishme për sektorin privat, Ministria e Financave ka ndërmarrë një numër reformash fiskale gjatë vitit 2018 të cilat kanë ndikuar në zhvillimin dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të bizneseve duke falënderuar Ministrin Hamza për bashkëpunimin në këtë drejtim.
Të pranishmit përgëzuan Ministrinë e Financave për reformat dhe lehtësirat e bëra në sektorin privat duke kërkuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë