LAJMI I FUNDIT:

Reforma në drejtësi padyshim do të sjell efikasitet dhe profesionalizëm

Reforma në drejtësi padyshim do të sjell efikasitet dhe profesionalizëm

Ministri i Drejtësisë, Selimi Selimi, sot ka takuar Kryesuesin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, Bahri Hyseni, me të cilin ka diskutuar rreth për draftin e parë të Strategjisë që del nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit me qëllim që të finalizohen rekomandimet të cilat përfshihen në këtë strategji.

Selimi ka falënderuar Kryesuesin Hyseni për bashkëpunimin e treguar dhe ka vlerësuar kontributin e të gjithë akterëve të përfshirë në hartimin e planit të veprimit i cili sipas tij, duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm, përmes së cilit do të adresohen sfidat e sistemit gjyqësor dhe atij prokurorial.

“Është tejet me rëndësi i gjithë procesi i reformës në drejtësi, përmes së cilës synohet ngritja e llogaridhënies, efikasitetit dhe profesionalizmit në sistemin gjyqësor e prokurorial”, tha Ministri Selimi, duke theksuar se garantimi i pavarësisë dhe fuqizimi i sistemit gjyqësor e prokurorial është prioritet dhe si i tillë do të realizohet në bashkëpunim me të gjithë hisedarët e drejtësisë.


Nga ana tjetër Kryesuesi i KPK-së, Hyseni ka vlerësuar këtë bashkëpunim të ofruar nga ana e Ministrit Selimi dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë  deri në finalizim të këtij procesi tejet të rëndësishëm për sistemin e drejtësisë.

Ministri në mbyllje të këtij takimi theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të avancimit të agjendës së kësaj reforme, do të sjellë padyshim progresin e pritur.

Ministri Selimi në mbyllje të këtij takimi theksoi se bashkërendimi i aktiviteteve ndërinstitucionale me qëllim të avancimit të agjendës së kësaj reforme, do të sjellë padyshim progresin e pritur.

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Haradinaj: Kurti është e keqja, na la pa NATO-n, ShBA-të e BE-në

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Kalo në kategori