Maqedonia sot votoi për të pranuar marrëveshjen me Greqinë për emrin e Maqedonisë, që i njejti të ndryshohet në Maqedonia e veriut.
Historikisht ky ka qenë procesi më i rëndë me të cilin janë ballafaquar qytetarët e vendit. I njejti dështoi që të përmbush nevojën kushtetuese për arritje e censusit, apo 50% plus një qytetar që të del për referendum.
Në referendum dolën 666.743 votues nga gjithësejt: 1.806.336. Në referendum shihet qartë se qytetarët që kanë dalë kanë qenë shumicë dërmuese 609.813 apo 91.46% duke votuar PËR, 37.700 apo 5.65% KUNDËR dhe 2.89% vota të pavlefshme ose 19.221.
Dalja për të dhënë votën shkoi shumë ngadalë. Në ora 09:00 në mëngjes dalja ishte 2.5%, më vonë e njejta u ndryshua në 8.10% në ora 11:00. Më vonë rritej numri, pra në ora 13:00 arriti në 15,64%. Në orët e pasditës, pra në ora 15:00 dalja ishte 22.65%. Në ora 17:00 dolën 28,95% të qytetarëve kurse në ora 18:30 kishin dalë 34.76%.
Gjatë ditës në MPB, në organizatat për ndjekje të zgjedhjeve dhe në KSHZ ka pasur dhjetëra raste të paraqitura ku është dëmtuar e drejta e qytetarëve për të votuar, duke i fotografuar votuesit, duke i’u lexuar emrin dhe mbiemrin me zë të lartë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Zoran Zaev, në cilësinë e kryeministrit tha se duhet të respektohet verdikti i popullit dhe votat e qytetarëve dhe do të çojë në Kuvend të njejtën marrëveshje për ta ratifikuar ndërsa nëse OBRM-PDUKM-ja nuk e voton atëherë shkohet në zgjedhje të parakohshme, që sipas tij duhet të mbahen para muajit janar.
Ali Ahmeti nga selia e BDI-së tha se qytetarët jua dhan verdiktin deputetëve për të vendosur për marrëveshjen me Greqinë.
Hristian Mickoski nga OBRM-PDUKM-ja opozitare tha se referendumi dështoi ndërsa qytetarët fituan.
Në Shkup menjëherë pas publikimit nga KSHZ-së të rezultatit të daljes në referendum, mbëshhtetës të kauzës që bojkotonin referendumin dolën dhe festuan rezultatin. Festa kishte edhe tinguj rus, njejtë si orientimi i tyre.
Nga ana tjetër partneri tjetër i marrëveshjes, Greqia me deklaratë zyrtare nëpërmjet Ministrisë për Punë të Jashtme tha se e përshëndesin vendimin e qytetarëve. “Një pjesë e madhe e shoqërisë e përkrahi marrëveshjen, pjesa tjetër e sheh me skepticizëm, por Greqia e respekton zgjidhjen e qytetarëve të vendit fqinj”
Në ditët në vijim do të shihet qartë se çka do të ndodh me këtë proces që nuk e arriti censusin e dëshiruar prej 903.169 vota të qytetarëve, ku gjysa duhet të ishin PËR ose KUNDËR. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova