"Red Sparrow", filmi që mori më së shumti ankesa në vitin 2018

Filmi triller me Jennifer Lawrence në rolin kryesor, "Red Sparrow", është filmi rreth të cilit shikuesit janë ankuar më së shumti.
Në këtë film, aktorja hollivudiane e luan rolin e Dominika Egorovas, një balerinë e cila detyrohet të futet në një degë të caktuar të Shërbimit Inteligjent Rus, që njihet si “Zogjtë e Kuq”. Atje ajo mësohet ta përdorë mendjen dhe trupin si armë, e po ashtu të bëhet një mjeshtre e ‘kurtheve seksuale’, praktikë e cila përfshin artin e joshjes seksuale për të marrë informacione të ndjeshme.
Sipas raportit të tij vjetor, Bordi Britanik i Klasifikimit të Filmit (BBFC) mori 64 ankesa për filmin dhe sipas tyre, certifikimi i "Red Sparrow" mbi 15 vjeç, ishte shumë e ulët dhe se duhet të ketë qenë mbi 18 vjeç, për shkak të përmbajtjes së dhunës fizike dhe seksuale.
BBFC ka thënë se i kishte këshilluar autorët e filmave që do të kishin nevojë të bënin shkurtime në një skenë të veçantë për të reduktuar portretizimin e “dhunës së fortë sadiste dhe seksuale” dhe që filmbërësit e kishin bërë këtë.
Animacioni për fëmijë, "Peter Rabbit", po ashtu mori një numër të madh të ankesave kryesisht 50-të, sipas BBFC, lidhur me një protestë nga fushatat e ndërgjegjësimit mbi alergjinë lidhur me një skenë ku lepujt sulmojnë një person tjetër me fruta.
Sipas raportit, skena në fjalë është një betejë e vazhdueshme midis lepujve dhe pronarit të një kopshti perimesh. Pëlhura me fruta është thjesht një nga dredhitë që lepujt përdorin për të kapërcyer armiqësinë e tyre në përgjigje të përpjekjeve të tij për t’i grabitur, për t’i shkatërruar, për t’i mbytur dhe për t’i hedhur në erë. /Telegrafi/

























































