LAJMI I FUNDIT:

Qeveria miraton ndarjen e mjeteve financiare për delegatët e legjislaturës së vitit 1990

Qeveria miraton ndarjen e mjeteve financiare për delegatët e legjislaturës së vitit 1990

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica në mbledhjen e sotme të Qeverisë, paraqiti propozimin për miratimin e vendimit për kompensimin financiar për delegatët e legjislaturës së vitit 1990.

Në arsyetimin e tij, ministri Reçica tha se janë këta delegatë të cilët kanë marrë pjesë në mbledhjen e Kuvendit të Kosovës më 2 korrik dhe 7 shtator dhe kanë vazhduar mbajtjen e mbledhjeve deri më 24 maj 1992.

“Nga ky vendim 105 deputetë do të përfitojnë proporcionalisht shumën prej 2.733 euro. Për ata deputetë që nuk janë në jetë, kompensimin e plotë financiar të njëhershëm, do e gëzojnë bashkëshortja/e veja e deputetit, apo fëmija deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa nëse janë në studime deri në moshën 26 vjeçare.


Me këtë vendim të sotëm, Qeveria e Kosovës, përmbushi edhe një obligim ndaj atyre që në kohë të vështira patën guximin intelektual e kombëtar që të jenë krah me popullin duke shpallur Kosovën Republikë dhe duke nxjerrur Kushtetutën e Kaçanikut, akte këto të cilat i paraprinë zhvillimeve të mëdha në vitet e mëpasme në vendin tonë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Kalo në kategori