E shkriftë dhe me shumë fill!

Gatuani piten me lakra turshi sipas recetës së vjetër të gjysheve dhe do të jetë e butë dhe e shijshme, ndërkaq për ata të cilët mbajnë dietë është ideale për racion të shpejtë, transmeton Telegrafi.


Përbërësit:- ½ kg kore të gatshme për pite;- 1 lakër turshi;- 2 qepë;- piper i zi i bluar;- vaj;- ujë.

207287 shutterstock 428162476 ls

Përgatitja:

Grini lakrën në kube të imta. Në një tenxhere të thellë në vaj fërgoni qepën e grirë imët derisa të zbutet.

Qepën e zbutur shtojani lakrës së grirë dhe fërgoni në temperaturë mesatare duke i shtuar pak ujë në mënyrë që lakra të zbutet.

Kur ta fërgoni lakrën qitni vetëm piper.

Assesi mos i shtoni erëza apo kripë, sepse lakra është mjaft e njelmët.

Ju bëftë mirë. /Telegrafi/