Buka në mënyrë krejtësisht tjetër! Ju nevojiten: - feta të holla buke apo tosti, - 300 ml jogurt, - 1 – 2 vezë, - 2 domate, - 50 g djathë të fortë, - 100 – 150 g kaçkavall, - 200 g tost sallami, - Pak susam. Përgatitja:

1 2


Kallëpin lyeni pak me vaj, rendisni nëpër skaj bukën, pastaj sallamin, kaçkavallin, domaten dhe djathin.

Mbështilleni me bukë dhe mbulojeni bukën.

2 1

Thyeni vezët, shtoni jogurtin, përzieni mirë dhe lyeni bukën sipër.

Rendisni fletët e kaçkavallit dhe qitni susam.

Piqeni në 200 gradë rreth 30 – 40 minuta deri sa të marrë ngjyrë të gështenjtë.

3 1

Prisni që buka pak të ftohet, pastaj priteni dhe kënaquni duke e ngrënë.

/Telegrafi/