Receta e vjetër për rakinë e arrës: Shëron gjëndrën tiroide, përshpejton metabolizmin!

Likeri shërues që e pëlqejnë bash të gjithë
Arrat shërojnë sëmundje nga më të ndryshme, mirëpo ndihmojnë jashtëzakonisht në problemet e gjëndrës tiroide, fytit, rrugëve respiratore si edhe bronkitit, mirëpo edhe për forcim të imunitetit.
Mjekësia popullore rekomandon rakinë e arrës për shërimin e anemisë, por edhe si ndihmë të parë te problemet me stomakun dhe për përshpejtim të tretjes, shkruan Hayat, përcjell Telegrafi.
Ende nuk është vonë për bërjen e likerit nga arrat.
Ju nevojiten:
∙ 40 arra,
∙ 1 kg mjaltë,
∙ 1 l raki.
Vini dorezat dhe arrat e reja pritni imët, qitni në një kavanoz të madh qelqi dhe sipër tyre shtoni 1 kg mjaltë dhe 1 l raki.
Mbyllni me kapak të përshtatshëm dhe lini që kavanozi të qëndrojë në diell 40 ditë.
Kohë pas kohe përzieni përmbajtjen me lugë plastike.
Çdo mëngjes në lukth të zbrazët pini nga një gotë të vogël rakie të këtij likeri.
Likeri është jashtëzakonisht i pasur me jod, andaj është ilaçi kurë e vërtetë për sëmundjet e gjëndrës tiroide.
Para shërbimit, likerin tundeni lehtë në mënyrë që të ngrihen shtresa shëruese.
Si aperitiv, likerin shërbejeni me akull dhe me fetë limoni.
Këshillë: Ky informacion nuk zëvendëson këshillat e mjekut ose ofruesit të kujdesit shëndetësor dhe nuk marrim përgjegjësi për ndërveprimet ose efektet negative. /Telegrafi/



















































