Recension i librit “Ndihma urgjente mjekësore” – Praktikum për veprime paraspitalore” nga dr. Isuf Bajrami

Puna e stafit mjekësor në shërbimet urgjente është sa e vështirë dhe e rëndë, po aq e bukur dhe emocionuese
Nga: Prof. Ass. Edmond Zaimi
Ajo kërkon që krahas dëshirës dhe gatishmërisë për të plotësuar kërkesat e popullatës për kujdes mjekësor të urgjencës, personeli të ketë njohuritë, shkathtësinë dhe aftësitë e nevojshme praktike, të harmonizuara me një ndjenjë të lartë përgjegjëshmërie.
Nga praktika jonë e përditshme është vënë re se shpesh herë personeli në shërbimet e urgjencës, sidomos ato jashtëspitalore, fillon punë pa ndonjë edukim të veçantë në këtë drejtim, duke u vendosur në situate tepër të vështira për të dhe për atë që ka nevojën e tij.
Në këtë kuadër paraqitja e materialit për botim nga dr. Isuf Bajrami është një mjet në duart e punonjësve të shërbimeve jashtëspitalore, por jo vetëm të tyre, për të dhënë një kujdes urgjent cilësor dhe të sigurt për personat në nevojë, me profesionalizëm dhe të sigurt edhe për ta.
Materiali i paraqitur përbëhet nga 4 kapituj,174 faqe në format A4; me figura të shumta për shpjegimin dhe kuptimin sa më të mirë të veprimeve praktike, si dhe një bibliografi prej 35 burimesh.
Në kapitullin e parë mbi ekzaminimin e pacientit shpjegohet qartë nevoja e njohjes dhe zbatimit të parimeve për zbulimin e hershëm dhe trajtimin sa më të shpejtë në situata të ndryshme të urgjencës, si dhe përshkruhen me hollësi veprimet dhe radha e tyre sipas këtyre parimeve.
Më pas përshkruhet me hollësi, në formën e një udhëzimi që njëkohësisht është edhe detyrë, mënyra e vlerësimit dhe monitorimit në dinamikë të shenjave jetësore te pacientët me grupmosha dhe gjendje klinike të ndryshme.
Po ashtu në këtë pjesë shpjegohen me hollësi masat themelore për mbajtjen në jetë të personave që ju rrezikohet ajo, si dhe përshkruhen qartë duke u ilustruar edhe me figura, radha e veprimeve dhe mënyra e realizimit të tyre: Vlerësimi i ambientit, vlerësimi i gjendjes, shtypja e jashtme e kraharorit, lirimi i rrugëve të frymëmarrjes, frymëdhënia si dhe përdorimi i Defibrilatorit Automatik të Jashtëm (DAJ).
Në pjesën e dytë krahas shpjegimit dhe përshkrimit me hollësi të masave themelore për mbajtjen në jetë të fëmijëve, veçorive dhe ndryshimet me të rriturit, përshkruhet edhe qëndrimi dhe veprimet që duhet të kryhen në rastet e asistencës në një lindje.
Më pas, në pjesën e tretë autori shpjegon nevojën e sigurimit të rrugëve të lira të ajrit si dhe mënyrat e ndryshme të lirimit të tyre, përshkruan me imtësi teknikat dhe veprimet që duhen kryer nga më të thjeshtat dhe më të lehtat te më të vështirat. Mënyrën e vlerësimit të efekteve të veprimeve të kryera, funksionin dhe mënyrën e përdorimit të pajisjeve të ndryshme për realizimin e frymëdhënies artificiale etj.
Pjesën e katërt autori ia kushton vlerësimit dhe menaxhimit të dëmtimeve strukturore apo lëndimeve, nga më të thjeshtat te ato jetëkërcënuese, duke shpjeguar qartë dhe thjesht mënyrën e qasjes ndaj një personi të traumatizuar, vlerësimin primar dhe sekondar të tij, parimet dhe rregullat që duhen zbatuar për vlerësimin, stabilizimin, trajtimin dhe transportin në situata të ndryshme; hollësisht përshkruhen teknikat e ndryshme të mjekimit, mënyra e veprimit, radha e veprimeve si dhe masat mbrojtëse personale.
Të gjitha këto situate, krahas përshkrimit të hollësishëm, sqarohen dhe me figura duke u bërë më të kuptueshme dhe më të lehta për tu mësuar dhe zbatuar në praktikë.
Literatura e përdorur është shumë e pasur dhe bashkëkohore. Ajo përbëhët nga 35 materiale të shfrytëzuara.
Në përfundim mund të themi se është mirë që secili të ketë në dorë një libër të tillë, në gjuhën shqipe, që mendoj se do të plotësonte dhe pasuronte bibliotekën me autorë shqiptarë.
Për këtë material kanë nevojë jo vetëm stafi i urgjencës, jashtëspitalore dhe spitalore, mjek dhe infermierë apo personel ndihmës, por ai është me shumë vlerë për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, studentët e FM, si dhe popullata jo mjekësore, e cila kërkon të kuptojë dhe veprojë si duhet për dhënien e ndihmës së parë në situata të ndryshme.
Bazuar në sa përmenda më lart, materiali i paraqitur nga dr. Isuf Bajrami, përbën një material shumë të mirë, që shërben si udhëzues praktik në veprimtarinë e stafeve të shërbimeve të urgjencës, apo edhe si tekst mësimor për studentët e niveleve të ndryshme të fakulteteve mjekësore.
I uroj udhë të mbarë këtij libri, duke shpresuar se do të jetë një udhëzues i rëndësishëm në praktikën klinike për të gjithë ata që veprojnë në sistemin e urgjencave mjekësore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës