Real Madridi është i interesuar që të përtërijë skuadrën në këtë verë, duke bërë vend për disa nga lojtarët më të mirë të rinj në qarkullim.

Klubi mbretëror është duke i projektuar katër përforcime, për të bërë revolucion total në skuadër.


Në portë pritet bashkimi më David de Gean. Portieri i Manchester United ka qenë i lidhur me një kalim te Reali, por kishte dështuar në ditën e fundit të afatit kalimtar.

GettyImages 653001394 1 David de Gea, portieri që Reali e do /Getty Images 

Në mesfushë kërkohet fenomeni anglez i Tottenhamit, Dele Alli. Real Madridi ka marrëdhënie të mira me Tottenhamin pasi më herët nga kjo skuadër kishte ofruar Luka Modricin dhe Gareth Balen.

GettyImages 655215396 Dele Alli, mesfushori që po pëlqehet nga United /Getty Images

Sulmi pritet të bëjë revolucion total. Të mundshme janë largimet e Karim Benzema dhe Alvaro Morata.

GettyImages 655174096 1 Dybala do kalimin në Spanjë / GettyImages

Për t’i zëvendësuar mund të blihen Kylian Mbappe dhe Paulo Dybala.

GettyImages 643781528 3 Sulmuesi Kylian Mbappe, i pëlqyer nga e gjithë Evropa /Getty Images

Sigurisht, transferimi i katër prej tyre është shumë i vështirë, por cilido që të aterrojë në Madrid, do të ishte top-përforcim për ekipin e Zinedine Zidane. /Telegrafi/

telegrafi sport app