Reali i kthehet fitoreve në La Liga, fiton ndaj Betisit fal golit të Ceballos nga gjuajta e lirë

Real Madridi iu kthye fitores në La Liga pas humbjes nga Real Sociedadi, këtë herë nuk gaboi ndaj Real Betisit me rezultat 1-2.
Vendasit ishin mjaft mirë të organizuar, por Los Blancos arritën fitore me shumë mund në fund.
Goli i parë në takim erdhi nga Luka Modric në minutën e 13-të dhe në vazhdim nuk kishte ndonjë rast tjetër serioz për gol nga asnjëra skuadër.

Betisi e filloi pjesën e dytë më mirë, fillimisht rrezikoi me anë të Andres Guardado (61'), ndërsa gjashtë minuta më vonë edhe dhe goli nga Sergio Canales (67').
Heroi i Los Blancos në këtë ndeshje ishte Daniel Ceballos, i cili me një gol në minutën e 88-të nga gjuajta e lirë i dha skuadrës së tij fitore.

Tani Reali renditet në vendin e katër në La Liga me 33 pikë, kurse Betisi në pozitën e shtatë me 26 pikë.
Ndeshja e ardhshme e skuadrës së Santiago Solarit është kundër Sevillas. /Telegrafi/






















































