Ishte kompania GMP Architects ajo që ka fituar tenderin për të ndërtuar stadiumin e ri të Real Madridit me projektim të dy arkitektëve gjermanë.

Projekti 600 milionë euro i vlefshëm do të jetë i mbuluar dhe nga fotografitë, e po ashtu sipas fjalëve të Florentino Perez, do të jetë impianti më i sofistikuar dhe më modern në botë.


“Ne duam ta shndërrojmë Bernabeun në stadiumin më të mirë në botë dhe të krijojmë një përvojë më të mirë për tifozët e futbollit. Stadiumi më i mirë në një lokacion unik që do të jetë simbol global”.

“Ky stadium dhe transferimi i Alberto Di Stefanos ndryshuan historinë dhe legjendën e Real Madridit. Stadiumi i ri i shekullit 21 do të jetë një burim krenarie për të gjithë antarët e klubit dhe tifozët”, u shpreh Florentino Perez.

Stadiumi i ri do të inaugurohet në vitin 2017, kurse ndërtimet do të fillojnë pas pak javësh, me intensitet të lart, por me pushime në ditët kur Real Madridi i zhvillon ndeshjet. /Telegrafi/


telegrafi sport app