Newcastle United do ta pres Paris Saint Germainin të mërkurën mbrëma në St James Park në kuadër të xhiros së dytë në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për dy futbollistë të skuadrës angleze.


Real Madrid thuhet se do të dërgojë një skaut për të parë dyshen e Newcastle, Alexander Isak dhe Bruno Guimaraes në ndeshjen ndaj PSG-së.

Isak Guimaraes

Fjala është për sulmuesin suedez Alexander Isak dhe mesfushorin brazilian Bruno Guimaraes.

Defensa Central raporton se Real Madrid po dërgon shefin e tyre skaut Juni Calafat për të parë nga afër dy futbollistët, Isak e Guimaraes.

Të dy futbollistët kanë shkëlqyer në vitet e fundit dhe pëlqehen shumë nga trajneri i Los Blancos, Carlo Ancelotti.

Megjithatë do të jetë shumë vështirë që dyshja në fjalë të largohen nga St James Park, me Newcastle United që i vlerëson të dy me shumën mbi 100 milionë euro. /Telegrafi/

telegrafi sport app